Licensing

In this part of the CEFTA Web Portal, you will find information on the trade licensing system separately for each CEFTA Economy. The licensing system is divided into two parts: import/export licensing and trade licensing. This web portal focuses on import/export licensing. Trade licensing is mentioned only as a reference. Import and export licensing includes: 1.The procedures to be followed for obtaining an import and export license; 2.The documents that must be presented to the relevant authorities in order to obtain the approval of the license; 3.The official documents you will receive after obtaining approval of the license; 4.The validity period and scope of each license. If you would like to know more on how/when/where to obtain an import license, please refer to the import license section of the respective CEFTA Economy on this portal. If you would like to know more on how/when/where to get an export license please refer to the export license section of the respective CEFTA Economy on this portal. If you would like to know more about trade licenses, please refer to the relevant links in the licensing section of each Economy.




 

Legjislacioni

Veprimtarite, veprimet dhe tipet e të mirave publike, ushtrimi, kryerja dhe përdorimi i të cilave u nënshtrohet licencimit, autorizimit apo lejimit, percaktohen ne Ligjin Nr. 10081 date 23/02/2009 “Per lejet dhe licensat ne Republiken e Shqiperise“.

Licencat dhe lejet, sipas fushave dhe kategorive, në kompetencë të institucioneve qendrore, parashikohen në Listen bashkëngjitur.

Procedurat

Procedurat per pajisje me licencat e lejet e parashikuara në liste apo nënkategoritë e tyre trajtohen:

a) si rregull, nga apo nëpërmjet Qendres Kombetare te
Licensimit;
b) në raste të veçanta, nga organet e përcaktuara sipas legjislacionit përkatës në fuqi, pa përfshirjen e Qendres Kombetare te Licensimit.

Grupi i parë i listes përfshin ato kategori ose nënkategori, për të cilat vlerësimi i përmbushjes së kritereve bazohet vetëm në vetëdeklarimet e kërkuesit.

Grupi i dytë i listes përfshin ato kategori ose nënkategori, për të cilat vlerësimi i përmbushjes së kritereve, përveçse në vetëdeklarimet e kërkuesit, bazohet, për të paktën njërin nga kushtet, edhe në dokumentet provuese, të paraqitura nga kërkuesi.

Grupi i tretë i listes përfshin ato kategori ose nënkategori, për të cilat, përveç sa parashikohet per grupin e pare dhe te dyte, vlerësimi i përmbushjes së kritereve, për të paktën njërin prej tyre, bazohet edhe në kryerjen e një procesi inspektimi, testimi, gare, interviste, dëgjimi apo metode tjetër vlerësimi.

Kërkesa për licencë/autorizim/leje apo nënkategori të tyre paraqitet në Qendres Kombetare te Licensimit.

Qendra Kombetare e Licensimit merr në shqyrtim kërkesat, sipas radhës së paraqitjes së tyre dhe merr vendim në një afat prej 2 ditësh pune nga data e paraqitjes së kërkesës për grupin e pare, dhe në një afat prej 4 ditësh pune nga data e paraqitjes së kërkesës për grupin e dyte.

Licenca/autorizimi/leja revokohet kur titullari nuk përmbush më kriteret e dhënies së këtij titulli apo shkel detyrimet e përcaktuara në të.

Dokumentat

Kërkesa përbëhet nga formulari tip i plotësuar ne prezence te inspektorit dhe dokumentet shoqëruese përkatëse.Kërkesa paraqitet në sportelin e Qendres Kombetare te Licensimit nga vetë kërkuesi apo çdo person i autorizuar prej tij. Kërkesat dhe paraqitja e dokumentit të pagesës së tarifës/taksës prane Qendres Kombetare te Licensimit mund të kryhen nëpërmjet:

a) paraqitjes drejtpërdrejt në çdo sportel shërbimi të Qendres Kombetare te Licensimit, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) dërgimit me postë me lajmërim-marrje;
c) dërgimit me mjete elektronike.

Qendra Kombetare e Licensimit refuzon kërkesën vetem nëse:

a) personi, që ka paraqitur kërkesën, nuk është personi që mund të paraqesë kërkesën, sipas ligjit;
b) formulari i plotësuar nuk është i plotë apo përmban
korrigjime dhe përmbajtja e tij nuk duket qartë apo është e
palexueshme;
c) nuk janë paraqitur të gjitha dokumentet e tjera shoqëruese, ato nuk janë paraqitur në formën e kërkuar apo përmbajnë korrigjime ose fshirje të pavërtetuara, si dhe kur përmbajtja e tyre nuk duket qartë apo është e palexueshme;
ç) kërkuesi nuk përmbush kriteret përkatëse të licencimit/autorizimit/lejimit;
d) nuk është kryer pagesa e tarifës së shërbimit.

Kontaktet

Adresa Zyrtare
Qendra kombetare e Licensimit
Rruga "Papa Gjon Pali II"
Nr. 3, Kati III, Tiranë
Tel: + 355 4 22 29 416  
       + 355 4 22 74 499  
Fax:+ 355 4 22 39 957
E-mail: info@qkl.gov.al
Website: www.qkl.gov.al