Technical requirements

In this part of the CEFTA Web Portal you will find the technical requirements procedures separately for each CEFTA Economy. Procedures include but are not limited to: 1.The legally approved technical standards of the respective Economy; 2.The procedures that need to be followed for meeting technical requirements; 3.The documents required for proving your goods comply with these technical requirements; 4.The official procedures followed by relevant authorities to monitor and control the fulfillment of these technical requirements. In cases where the final destination of goods is one of the CEFTA Economies, please refer to the import technical procedures for that Economy on this portal. In cases where goods are exported from the territory of one of the CEFTA Economies included in this web portal, please refer to the export technical procedures section of that Economy.




Legjislacioni

Me kërkesa teknike përcaktohen detyrimet për personat juridikë dhe fizikë që vendosin produktet në treg ose në përdorim, që ato produkte mos të jenë të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e njeriut, t? jen? t? padëmshme për konsumatorin, mjedisin dhe pasurinë, dhe kushtet tjera të parashikuara me anë të kërkesave teknike zbatimi i të cilave është i detyruar dhe në vazhdimësi.

Autoritetet përkatëse, në pajtim me Ligjin nr. 02/L-20, nxjerrin rregulla teknike me të cilat përcaktohen kërkesat teknike për produkte ose grupin e produkteve si dhe përcaktohen procedurat e vlerësimit të konformitetit me qëllim të:

• Sigurisë së produkteve,
• Mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të njerëzve, shtazëve dhe bimëve,
• Mbrojtjes së mjedisit,
• Mbrojtjes së konsumatorit dhe shfrytëzuesve tjerë,
• Mbrojtjes së pasurisë ose
• Mbrojtjes së interesave tjera të përgjithshme.

Standarti i Kërkesave Teknike

Rregullat teknike nxirren me qëllim të harmonizimit të legjislacionit të Kosovës me atë të BE-së në fushën teknike. Me rastin e nxjerrjes së rregullave teknike duhet të merren parasysh parimet ndërkombëtare dhe obligimet e marra nga marrëveshjet dypalëshe dhe shumëpalëshe me qëllim të eliminimit të pengesave teknike në tregti.

Konsiderohet që produkti është në harmoni me rregullat teknike nëse i përgjigjet kërkesave të standardeve të përcaktuara në Kosovë të cilat janë adaptuar në harmoni me standardet Evropiane.

Procedurat e Vlerësimit të Konformitetit

Me Rregulla teknike përcaktohen kërkesat teknike dhe procedurat e vlerësimit të konformitetit që duhet plotësuar produktet përpara se personat fizik apo juridik t’i vendosin në treg dhe/ose përdorim dhe të:

• Sigurojë zbatimin e procedurave të vlerësimit të konformitetit me kërkesat e përcaktuara teknike,
• Nxjerrë, apo sigurojë deklaratën e konformitetit, vërtetimin ose ndonjë dokument tjetër për konformitetin (këtu e tutje:dokumentin për konformitetin),
• Kompletojë dhe ruaj dokumentacionin teknik në madhësinë, formën dhe afatet e përcaktuara,
• Bëjë shënjimin sipas dispozitave për shenjat e konformitetit.

Me rregulla teknike përcaktohet procedura e vlerësimit të konformitetit për çdo grup produktesh.
Për vlerësimin e konformitetit zbatohet njëra nga procedurat vijuese ose kombinimi i tyre:

• Vlerësimi konformitetit nga prodhuesit e produktit,
• Vlerësimin e konformitetit të produktit të cilin e kryen organi për vlerësimin e konformitetit nga një mostër e marrë në treg ose nga procesi i prodhimit,
• Menaxhimi me sistemin për sigurimin e kualitetit gjatë procesit të prodhimit,
• Vërtetimi i konformitetit dhe zbatimi i mbikëqyrjes mbi sistemin e menaxhimit të sigurimit të kualitetit gjatë procesit të prodhimit, të cilin e zbaton organi për vlerësimin e konformitetit.

Dokumentat

Ligji nr. 02/L-20

Kontakti

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Rr.”Muharrem Fejza”, p.n Lagjja e Spitalit,
10000 - Prishtinë / Republika e Kosovës
Tel:    + 381(0) 38 512 059
          + 381(0) 38 512 133
Faks: + 381(0) 38 512 798