BCC/CCP police control

In this part of the CEFTA Trade Web Portal you will find the procedures that apply to foreigners entering the economy in each CEFTA Economy. Border control procedures are divided into two parts: visa requirements and working permits. This trade portal only includes border procedures for citizens from CEFTA Economies. These include: 1.Border crossing procedures for citizens from other CEFTA Economies; 2.Visa regulations and fees for citizens from other CEFTA Economies; 3.Working permits for citizens from other CEFTA Economies; 4.Documents for obtaining working permits in the respective CEFTA Economy. If you would like to know more about border crossing procedures, please refer to the respective links under the section for border control for each Economy.




Legjislacioni

Ligji nr.9959, datë 17.7.2008 “Për të huajt” rregullon marredheniet e punes te nje huaji te punesuar ne Republiken e Shqiperise.

Ne varesi te llojit te punesimit, leshohet edhe leja e punes per nje huaji.

Kuotat

Tarifa e pajisjes me leje  pune varion nga 6,000-10,000 leke.

Tipet e Lejeve te Punes

Tipet e lejes se punes mund te jene:

• Leja e punës, të tipit A/NK, per punesim nderkufitar;
• Leja e punës, të tipit  A/PS, si punëtor stinor;
• Leja e punës të tipit  A/SHV, si person që kryen shërbime vullnetare ose si person i punësuar, në kuadër të shkëmbimeve rinore;
• Leja e punës të tipit  B/VP, i vetëpunësuar;
• Leja e punës të tipit  A/AF, anëtar familjeje;
• Leja e punës për studentët, e tipit A/S ;
• Leja e punës të tipit  C, për raste të veçanta;
• Leja e punës të tipit  B/I, si investitor.

Procedurat

Per te gjitha llojet e lejeve te punes, personat e interesuar paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në: 

a)zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës investitori do të ushtrojë veprimtarinë ekonomike, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;  
b)Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, kur investitori do të ushtrojë veprimtari ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik,  nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
c)përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në
vendin e tij të origjinës.

Per te gjitha llojet e lejeve te punes, kërkesa për t’u pajisur me leje pune,  bëhet nga:

a) i huaji,  
b) personi i autorizuar prej tij.  

Kërkesa dhe dokumentacioni per perjashtimin nga detyrimi per pajisje me leje pune paraqitet:

1.pranë drejtorisë, që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, kur i huaji është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
2.pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendim e tij të origjinës.

Dokumentat

Për t’u pajisur për herë të parë me leje pune, duhet paraqitur dokumentacioni i mëposhtëm: 

a) Kërkesën me të dhënat personale;  
b) Statutin dhe aktin e themelimit të shoqërisë
si dhe certifikaten e rregjistrimi te
Punedhenesit;  
d) Autorizimin për personin e autorizuar prej
tij;  
ç) Kopjen e pasaportës;  
d) Pesë fotografi.
e)  Kopjen origjinale të kontratës individuale të
punës.

Perjashtimet

Përjashtohen nga detyrimi për t'u pajisur me leje pune subjektet e mëposhtme:

1. konsulentë apo këshilltarë pranë institucioneve qendrore shtetërore;
2. Misione asistence teknike, pranë institucioneve qendrore, nga organizata ndërkombëtare;
3. përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare me status  diplomatic apo i huaji, që gëzon privilegje dhe imunitete, diplomatike dhe konsullore, sipas së drejtës ndërkombëtare;
4. personeli i transportit ndërkufitar të mallrave dhe njerëzve, kur ato nuk qëndrojnë në territorin shqiptar më shumë se tre muaj dhe selitë e të cilave janë regjistruar jashtë vendit;
5. i huaji, pjesëtar i forcave ushtarake apo i një njësie civile të një anëtari të NATO-s;
6. personi, që mban më shumë se një shtetësi, njëra prej të cilave është ajo shqiptare;
7. përfaqësues të mas medias, reporterë apo korrespondentë të huaj, të akredituar në Republikën e Shqipërisë, që punojnë për një punëdhënës të huaj;
8. persona, që negociojnë për një marrëveshje apo përkujdesen për një pavijon në një panair, me kohëzgjatje deri në një muaj;
9. persona, që instalojnë makineritë apo konstruksionet, që dorëzohen nga një shoqëri e huaj dhe bëjnë shërbimin e riparimin e makinerive, si dhe trajnimin e punonjësve, shqiptarë ose të huaj, për shfrytëzimin e tyre, deri në një muaj;
10. drejtuesit kryesorë të organizatave jofitimprurëse, të cilët nuk shpërblehen për punën e tyre;
11. përfaqësues të institucioneve apo fondacioneve fetare dhe humanitare, të njohura dhe të regjistruara në organet përgjegjëse të shtetit shqiptar, të cilët nuk shpërblehen për punën e tyre;
12. pjesëtarë të ekuipazheve të anijeve apo të avionëve, me qëndrim të përkohshëm deri në tre muaj në Republikën e Shqipërisë;
13. vizitorë biznesi, që qëndrojnë më pak se një muaj në Republikën e Shqipërisë;
14. lektorë, studiues apo specialistë të huaj, që vijnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe qeveritare apo të vetë institucioneve arsimore.

Kontaktet

Shërbimi Kombëtar i Punësimit
Bulevardi B. Curri
Prane ish Hotel Arbana
Tel. +355 4 2340058  
Mail. kontakt@shkp.gov.al

Ministria e Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta
Website: http://www.mpcs.gov.al/migracioni/lejet-e-punes
Tel:355-42251008