Kontrolli kufitar kryhet ne Pikat e Kalimit Kufitar, si dhe ne raste te vecanta, te percaktuara me akte nenligjore, jashte zones se kontrollit Kufitar, ne avione, trena, anije apo vende te tjera ne territor. Kontrolli Kufitar konsiston ne veprimet e punonjesit te Policise Kufitare dhe Migracionit per kontrollin dhe verifikimin e identitetit te personit ne baze te dokumentit te tij te identifikimit, te kritereve per kalimin kufitar si vizes apo lejes se qendrimit nese kerkohet, si dhe perzgjedhje, te kushteve te pergjithshme per kalimin kufitar si mjetet financiare, bileten e kthimit, dokumentacionin plotesues mbi motivet e kalimit kufitar. |
Ne Republiken e Shqiperise, i huaji mund te hyje me vize, ne baze te vizes se dhene nga autoritetet konsullore te Republikes se Shqiperise jashte territorit, te lejeve te qendrimit te dhena nga struktura rajonale per kufirin dhe migracionin, si dhe te huajt, te cilet jane shtetas te shteteve, me te cilat Republika e Shqiperise ka marreveshje dypaleshe ose ka nje qendrim te njeanshem te Republikes se Shqiperise, qe i perjashton nga detyrimi per tu pajisur me vize. Te huajt qe hyjne pa vize kane te drejte te hyjne dhe te qendrojne ne vend per nje afat te shumten deri ne 90 dite brenda 180 diteve nga hyrja e pare.
Te huajt qe deshirojne te qendrojne me shume se 90 dite per 180 dite, duhet te pajisen me leje qendrimi sipas motivit per te cilen ata jane te interesuar te qendrojne. Lejet e qendrimit jepen per motiv punesimi, studimi, bashkimi, familjar, humanitare, viktimat e trafikut, si dhe per raste te vecanta, nga strukturat rajonale te Kufirit dhe Migracionit. Te huajt qe hyjne me vize ne Republiken e Shqiperise duhet te pajisen me vize te tipit “D“ per t’ju mundesuar me pas pajisjen e tyre me leje qendrimi.
Te huajt qe deshirojne te punojne ne Republiken e Shqiperise duhet te pajisen me leje pune, ose perjashtim nga leja e punes. Lejet e punes, si dhe perjashtimi nga leja e punes, jepen ne strukturat e Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta.
Lista e vendeve, shtetasit e te cileve mund te hyjne pa vize ne Republiken e Shqiperise jepet bashkangjitur.
Lista e vendeve ku mund te aplikohet per vize shqiptare dhe tarifat e saj jepen bashkangjitur. |
Adresa zyrtare: Ministria e Punëve të Jashtme, Republika e Shqipërisë Adresa postare : Bulevardi Gjergj Fishta, Nr 6, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 4 23 64 090 (+79 205) Fax: +355 4 23 62 084/85 E-mail: info@mfa.gov.al Website: www.mfa.gov.al |