Customs

In this part of the CEFTA Web Portal you will find the most important customs import/export procedures separately for each CEFTA Economy. Procedures include but are not limited to: 1.The location of customs clearance offices; 2.The working hours in each office; 3.The procedures to follow based on the destination of your goods; 4.The documents to present to customs authorities for obtaining approval for the relevant destination; 5.The officially approved documents given to you by customs authorities in each case; 6.The procedures followed by customs authorities for calculating the customs value of your goods; 7.The definition of rules of origins determining customs preferential or non preferential tariffs; 8.The Free Trade Agreements signed by each CEFTA Economy with the other signatories. In cases where the final destination of goods is one of the CEFTA Economies, please refer to the import procedures section of this Economy on this portal. In cases where goods transit through different countries before arriving to their final destination, please refer to the transit procedures of these countries. If goods exit one of the CEFTA Economies included in this site, please refer to the export procedures for the relevant Economy.




Magazinimi Doganor

Legjislacioni

Rregjimi i magazinimit jepet ne baze te neneve  121-135 te Kodit Doganor te Republikes se Shqiperise dhe ne nenet 240-271 te Dispozitave Zbatuese te Kodit Doganor.
Organet kompetente per dhenien e rregjimit eshte Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, dhe dega Doganore qe do e ndjeki rregjimin.

Kushtet


Rregjimi i magazinimit zbatohet per mallrat te cilat nuk do te perdoren menjehere per qarkullim te lire, dhe magazinohen perkohesisht deri ne marrjen e nje destinacioni tjeter doganor ose deri ne pagimin e detyrimeve te importit, apo eksport.

Magazina eshte nje hapesire e miratuar nga dogana, ku lejohet depozitimi i mallrave pa paguar detyrimet doganore, ne respektim te kushteve te caktuara.

Jo te gjitha llojet e mallrave mund te perfitojne rregjimin e magazinimit, megjithate cdo gje studiohet nga dogana rast pas rasti. Mallrat mund te pesojne ndryshime apo trajtime fizike brenda ne magazine. Lista e ketyre ndryshimeve te lejuara trajtohet ne dispozitat zbatuese te Kodit Doganor.

Te gjitha llojet e levizjeve, ndryshimeve apo transportimeve brenda dhe jashte magazines, kryhen vetem me miratimin dhe nen mbikqyrjen e doganes.

Magazinimi i mallrave nen kete rregjim, nuk i perjashton keto mallra nga zbatimi i Dispozitave te tjera te Kodit Doganor.

Mallrat mund te qendrojne nen kete rregjim deri ne 12 muaj. Me kerkese te argumentuar mire te depozituesit, ky afat mund te shtyhet edhe per 12 muaj te tjere.

Procedurat e Autorizimit

Per te fituar titullin e Administruesit, ky i fundit duhet te plotesoje nje kerkese me shkrim (sipas model kerkeses bashkangjitur), ku te pasqyroje nevojen ekonomike si dhe cdo informacion tjeter qe ka lidhje me rregjimin. Administruesi i magazines mund te jete vetem nje person i vendosur ne Republiken e Shqiperise, dhe autorizimi i miratimit te statusit (sipas modelit te autorizimit bashkangjiturpercakton edhe kushtet e rregjimit.

Dogana mbikqyr magazinat doganore dhe Administruesi duhet te evidentoje cdo levizje dhe veprim ekonomik brenda magazines. Mbikqyrja dhe monitorimi i ketij rregjimi kryhet nepermjet dokumentave te pershkruara ne Anekset 1-7 bashkangjitur.

Ne rast se per mallrat e magazinuara lind nje borxh doganor, atehere per llogaritjen e borxhit nuk merren ne konsiderate shpenzimet e ruajtjes dhe magazinimit.

Bashkangjitur mund te gjeni edhe Udhezimin per zbatimin e ketij rregjimi.

Tipet e Magazinave Doganore

Nje magazine doganore mund te jete publike apo private. Magazinat publike perdoren per depozitimin e mallrave te cdo personi te interesuar, ndersa ajo private perdoret vetem per depozitim te  mallrave te administruesit te magazines.

Pergjegjesite e Administratorit te Magazines

Administruesi i magazines miratohet nga organet doganore si i tille, ndersa depozituesi eshte pergjegjesi i detyrimeve per mallrat nen magazinim.

Administruesi i magazines mund te jete nje person privat apo vete dogana.

Administruesi i magazinës ka përgjegjësi për sa vijon:

(a) të sigurojë që mallrat, gjatë kohës që janë në
magazinën doganore, të  mos i shmangen mbikqyrjes doganore;
(b) të plotësojë detyrimet që lindin nga magazinimi i
mallrave që ndodhen nën regjimin e magazinimit doganor; dhe
(c) të respektojë të gjitha kushtet e vecanta të specifikuara në autorizim.
Te drejtat e Administruesit mund ti kalojne nje personi tjeter, me miratimin e doganes.  Per Administrimin e magazines mund te kerkohet garanci.

Kontakte

Per informacion me te detajuar referojuni:

Drejtoria e Pergjithshme e Doganave
Drejtoria e Regjimeve Doganore
Rruga e Durresit, Laprake, Tirane
Email: zvdrejtorteknik@dogana.gov.al
Website: www.dogana.gov.al/procedurat/rregjimet/magazinimi doganor