Customs

In this part of the CEFTA Web Portal you will find the most important customs import/export procedures separately for each CEFTA Economy. Procedures include but are not limited to: 1.The location of customs clearance offices; 2.The working hours in each office; 3.The procedures to follow based on the destination of your goods; 4.The documents to present to customs authorities for obtaining approval for the relevant destination; 5.The officially approved documents given to you by customs authorities in each case; 6.The procedures followed by customs authorities for calculating the customs value of your goods; 7.The definition of rules of origins determining customs preferential or non preferential tariffs; 8.The Free Trade Agreements signed by each CEFTA Economy with the other signatories. In cases where the final destination of goods is one of the CEFTA Economies, please refer to the import procedures section of this Economy on this portal. In cases where goods transit through different economies before arriving to their final destination, please refer to the transit procedures of these economies. If goods exit one of the CEFTA Economies included in this site, please refer to the export procedures for the relevant Economy.




 

Procedurat e eksportit

Procedurat e Eksportit kryhen ne baze te Kodit Doganor te Republikes se Shqiperise sipas neneve 181-182.

Palet e perfshira ne procedurat doganore te eksportit jane organet doganore, agjentet doganore, si dhe sipas grup mallrave per tu eksportuar, mund te jene edhe Organet Sanitare e Fitosanitare, Veterinare dhe Organet shteterore te kontrollit te Eksporteve (per mallrat subjekt i kontrollit).

Dokumentat

Dokumentat e nevojshme per Eksport dorezohen prane Organeve Doganore. Per te kryer procedurat e eksportit duhet te dispononi dokumentet e meposhtme:
1. Deklaraten e Exportit (DAV-export)

Deklarata doganore e eksportit eshte dokument i pergjithshem administrativ i miratuar nga Republika e Shqiperise, sipas formatit bashkangjitur.  Ju mund ta gjeni kete deklarate si dhe te gjitha elementet dhe shenimet e plotesimit te saj ose prane zyrave te agjensive doganore ose online nepermjet hyrjes ne sistemin e deklarimit online ASYCUDA WORLD.Udhezimet e plotesimit te DAV jane dhene bashkangjitur.

2. Faturen e Blerjes se mallit

Fatura e blerjes se mallit leshohet nga entiteti shites brenda vendit. Fatura duhet te kete elementet baze te transaksionit te shitblerjes, si: daten e transaksionit, daten e levrimit te mallit, emrin dhe adresen e sakte te shitesit ne Shqiperi, emrin dhe adresen e sakte te bleresit jashte vendit, numrin e kolive apo paketimeve te tjera te ngjashme, pershkrimin e sakte te mallit, sasine, cmimin per njesi dhe vleren totale te transaksionit, zbritjet ne cmime dhe firot gjate transportimit.

Fatura duhet te jete ne shqip ose ne cdo gjuhe nderkombetare, por organet doganore shqiptare kerkojne perkthimin zyrtar te saj.

3. Dokumentin e transportit te mallit

Dokumenti i transportit te mallit eshte dokumenti i transportuesit, i cili duhet te permbaje keto elemente te detyrueshem: emrin dhe adresen e sakte te shitesit ne Shqiperi, emrin dhe adresen e sakte te bleresit jashte vendit, numrin e kolive apo paketimeve te tjera te ngjashme, pershkrimin e sakte te mallit, sasine, peshen totale neto dhe bruto te mallit dhe peshen totale neto dhe bruto te mjetit transportues, si dhe daten e nisjes se mallit.

Dokumentat nderkombetare te transportit mund te jene CMR ose TIR ose cdo fature tjeter brokeri apo transportuesi, mjafton te permbaje elementet e mesiperm.

4. Liste ngarkesa apo manifesti i mallit  
 
Liste ngarkesa e mallit apo manifesti ne pergjithesi shoqeron dokumentat e transportit te mallit dhe tregon ne menyre te detajuar llojin e mallit dhe menyren e paketimit te tyre. Bashkangjitur gjeni nje format Liste ngarkese.

5. Certifikata e Origjines


Certifikata e origjines nuk eshte dokument i detyrueshem per te kryer procedurat e eksportit. Megjithate nese mallrat e eksportuara jane te perfshira ne listat perkatese te skemave te ndryshme te perfitimeve tarifore preferenciale, atehere per tu trajtuar ne baze te ketyre preferencave ju duhet patjeter te jeni te pajisur me kete certifikate, te leshuar nga dogana ku kryhet eksporti.

6. Certifikata veterinare dhe fitosanitare (per produktet bujqesore )

Nese eksportohen mallra me origjine kafshore dhe nenproduktet e tyre, si dhe bime dhe nenproduktet e tyre, atehere eshte  e detyrueshme shoqerimi i mallit me certifikatat perkatese fitosanitare dhe veterinare.

Kontakte

Per informacion me te detajuar referojuni:

Drejtoria e Pergjithshme e Doganave
Drejtoria e Regjimeve Doganore
Rruga e Durresit, Laprake, Tirane
Website: www.dogana.gov.al/procedurat/eksporti
E_mail : zvdrejtorteknik@dogana.gov.al