Legjislacioni | |
Rregjimi i lejimit te perkohshem jepet ne mbeshtetje te neneve 157-164 te Kodit Doganor te Republikes se Shqiperise, dhe te neneve 342-402 te Dispozitave Zbatuese te tij. | |
Subjekti | |
Regjimi i lejimit të përkohshëm eshte ai rregjim doganor qe lejon te importosh mallra per perdorim me nje afat te kufizuar kohe, pa paguar ose me pages ate pjesshme te detyrimeve doganore. Qe te lejohen te importohen nen kete rregjim keto mallra duhet te kete disa karakteristika: 1. Nuk duhet te jene me origjine shqiptare; 2. Nuk duhet te jene ne pronesi te importuesit por importuesi i merr ato me qira, apo me nje afat perdorimi te caktuar, dhe do ti ktheje ne destinacionin e meparshem; 3. Mallrat duhet te jene lehtesisht te identifikueshme dhe te jene mallra me afat te gjate perdorimi, dmth nuk duhet te jene mallra menjehere te konsumueshme, pervecse per shkak te amortizimit te tyre fizik. | |
Dokumentat | |
Per te perfituar rregjimin e lejimit te perkohshem, duhet perpiluar kerkesa sipas modelit bashkangjitur, dhe duhet depozituar prane Drejtorise se Pergjithshme te Doganave. Drejtoria e Pergjithshme e Doganave miraton rregjimin por eshte dega doganore ku do perdoret malli nen rregjim, e cila ndjek rregjimin, sipas nje rregjistri te miratuar nga Drejtoria. | |
Autorizimet | |
Autorizimi për lejimin e përkohshëm (sipas modelit bashkangjitur) lëshohet në bazë të kërkesës se personit (sipas model kerkeses bashkangjitur) që i përdor mallrat ose që bën të mundur përdorimin e tyre. | |
Sistemet/metodat per llogaritjen e detyrimeve doganore | |
Rregjimi i lejimit te perkohshem mund te jepet me perjashtim te plote dhe perjashtim te pjesshem nga detyrimet doganore. | |
Limitet Kohore | |
Sipas natyres se mallit dhe qellimit te perdorimit te tij, percaktohet edhe afati i rregjimit te lejimit te perkohshem. Ne pergjithesi afati i qendrimit te mallrave nen kete rregjim eshte deri ne 12 muaj. Ne raste te vecanta, duke studiuar rast pas rasti mund te shtyhet ky afat edhe deri ne 12 muaj te tjere. Shtyrja e dyte e rregjimit kryhet ne baze te nje kerkese te dyte me shkrim nga pala e interesuar, duke dhene arsye te forta per shkakun e shtyrjes. Pas perfundimit te afatit 12 mujor, ose ne rastin e shtyrjes te afatit 24 mujor, mallrat e vendosura nen rregjimin e lejimit te perkohshem (pavaresisht se jane me perjashtim te plote apo te pjesshem), duhet te marrin nje destinacion tjeter doganor. Destinacioni tjeter mund te jete rieksportimi ne vendin e origjines, ose clirimi per perdorim ne Shqiperi, pasi te paguhen te gjitha detyrimet doganore perkatese. | |
Vecantite | |
Dhenia e ketij rregjimi nuk i perjashton mallrat nen rregjim nga procedurat e kufizimeve sasiore dhe ligjore ne import. Dega Doganore aplikon gjoba dhe penalitet per cdo dite vonese ne deklarim apo mosrespektim te afteve te miratuara te rregjimit te lejimit te perkohshem. Mosrespektimi i kerkesave te rregjimit con ne ndjekjen e procedurave te borxhit doganor. | |
Kontakte | |
Per informacion me te detajuar referojuni: |