Customs

In this part of the CEFTA Web Portal you will find the most important customs import/export procedures separately for each CEFTA Economy. Procedures include but are not limited to: 1.The location of customs clearance offices; 2.The working hours in each office; 3.The procedures to follow based on the destination of your goods; 4.The documents to present to customs authorities for obtaining approval for the relevant destination; 5.The officially approved documents given to you by customs authorities in each case; 6.The procedures followed by customs authorities for calculating the customs value of your goods; 7.The definition of rules of origins determining customs preferential or non preferential tariffs; 8.The Free Trade Agreements signed by each CEFTA Economy with the other signatories. In cases where the final destination of goods is one of the CEFTA Economies, please refer to the import procedures section of this Economy on this portal. In cases where goods transit through different economies before arriving to their final destination, please refer to the transit procedures of these economies. If goods exit one of the CEFTA Economies included in this site, please refer to the export procedures for the relevant Economy.




 

Legjislacioni

Rregjimi i perpunimit aktiv jepet ne mbeshtetje te neneve 136-149 te Kodit Doganor te Republikes se Shqiperise, dhe te neneve 272-325 te Dispozitave Zbatuese.

Organet kompetente per dhenien e rregjimit eshte Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, dhe dega Doganore qe do e ndjeki rregjimin.

Subjekti

Perpunimi Aktiv eshte ai rregjim doganor qe te lejon te importosh mallra ne Shqiperi, ose te perdoresh mallra me origjine shqiptare,  me qellim te perpunimin ose procesimit, dhe rieksportimin e mallrave kompensuese nga Shqiperia.

Perpunimi/procesimi permbledh: montimin, bashkimin, ose përshtatjen me mallra të tjera; përpunimin e mallrave; riparimin e mallrave, duke përfshirë ndreqjen dhe rregullimin e tyre; dhe përdorimin e disa mallrave ndihmese të cilat lejojnë ose lehtësojnë prodhimin e produkteve kompensuese, edhe sikur ato të jenë konsumuar tërësisht ose pjesërisht gjatë procesit të punës.
Rregjimi jepet vetem per mallrat qe i nenshtrohen proceseve te mesiperme.
Malli i pare i importuar mund te jete apo jo i dallueshem ne produktin perfundimtar.
Produktet kompensuese jane produktet që dalin si rezultat i operacioneve te përpunimit. Nje element i rendesishem per llogaritjen e mases se perdorimit te lendes se pare ne produktin kompensues eshte “koefiçienti i shfrytëzimit” i cili eshte sasia ose përqindja e produkteve kompensuese të përftuara nga përpunimi i një sasie të caktuar mallrash të importuara.

Procedurat

Rregjimi i perpunimit aktiv jepet ne baze te kerkeses se personit (sipas model kerkeses bashkangjitur) qe kryen perpunimin e produkteve, prane Drejtorise se Pergjithshme te Doganave. Kushtet baze per perfitimin e rregjimit jane:

(a) Perpunuesi i produkteve duhet te jete person i vendosur në Republikën e Shqipërisë.
(b) Mallrat e importit mund të identifikohen në produktet kompensuese;
(c) Kur regjimi i përpunimit aktiv i dhene nuk cenon interesat thelbësore të prodhuesve shqiptarë (kusht ekonomik).

Autorizimet

Rregjimi miratohet sipas autorizimit bashkangjitur.

Limitet Kohore

Koha e zgjatjes se rregjimit varet nga koha e nevojshme per perpunim dhe varet nga procesi teknologjik i ndjekur. Edhe koeficienti i shfrytezimit percaktohet ne baze te te dhenave teknologjike te perpunimit dhe te dhenave te tjera te percaktuara qarte. Koha e zgjatjes se rregjimit dhe koeficienti i shfrytezimit duhen te argumentohen sakte nga kerkuesi i autorizimit. Ne aneksin 39 bashkangjitur jepen lista e koeficienteve standarte te shfrytezimit.

Ne rast se mallrat e importuara nen kete rregjim, pas perpunimit ne formen e produkteve kompensuese, nuk rieksportohen nga territori shqiptar atehere ato i nenshtrohen te gjitha detyrimeve doganore ne import dhe ne sistemin me pezullim edhe pagesen e interesit kompensues .

Sistemet/metodat per llogaritjen e detyrimeve  doganore

Per rregjimin e perpunimit aktiv mund te jepet sistem me pezullim dhe sistemi me rimbursim . Sistemi me pezullim eshte sistemi i miratuar me masa lehtësuese për rieksportimin ne rastin e produkteve jo shqiptare te destinuara per rieksport ne formen e produkteve kompesuese pa ju nenshtruar detyrime doganore. Ndersa sistemi me rimbursim eshte sistemi i miratuar me masa lehtësuese për rieksportimin ne rastin e produkteve shqiptare te rieksportuara ne formen e produkteve kompesuese. Megjithate nese ka kombinim te te dy rasteve mund te jepet rregjimi me pezullim dhe rimbursim.

Dokumentat

neneve 136-149 te Kodit Doganor
neneve 272-325 te Dispozitave Zbatuese
autorizimi
lista e koeficienteve standarte
 kerkesa e personit

Vecantite

Dhenia e ketij rregjimi nuk i perjashton mallrat nen rregjim nga procedurat e kufizimeve sasiore dhe ligjore ne import.

Perpunuesi i produkteve duhet te respektoje te gjitha kushtet e vendosura ne rregjimin e miratuar, afatet kohore, sasite dhe koeficientet e shfrytezimit te rena dakort me pare. Cdo mosplotesim i kerkesave te rregjimit i nenshtrohet gjobave dhe detyrimeve dhe procedurave te ndjekjes se borxhit doganor.

Kontakte

Per informacion me te detajuar referojuni:

Drejtoria e Pergjithshme e Doganave
Drejtoria e Regjimeve Doganore
Rruga e Durresit, Laprake, Tirane
E_mail: zvdrejtorteknik@dogana.gov.al
Website: www.dogana.gov.al/procedurat/rregjimet/perpunimi aktiv