Legjislacioni | |
Rregjimi i magazinimit jepet ne baze te neneve 121-135 te Kodit Doganor te Republikes se Shqiperise dhe ne nenet 240-271 te Dispozitave Zbatuese te Kodit Doganor. | |
Kushtet | |
Rregjimi i magazinimit zbatohet per mallrat te cilat nuk do te perdoren menjehere per qarkullim te lire, dhe magazinohen perkohesisht deri ne marrjen e nje destinacioni tjeter doganor ose deri ne pagimin e detyrimeve te importit, apo eksport. Magazina eshte nje hapesire e miratuar nga dogana, ku lejohet depozitimi i mallrave pa paguar detyrimet doganore, ne respektim te kushteve te caktuara. Jo te gjitha llojet e mallrave mund te perfitojne rregjimin e magazinimit, megjithate cdo gje studiohet nga dogana rast pas rasti. Mallrat mund te pesojne ndryshime apo trajtime fizike brenda ne magazine. Lista e ketyre ndryshimeve te lejuara trajtohet ne dispozitat zbatuese te Kodit Doganor. | |
Procedurat e Autorizimit | |
Per te fituar titullin e Administruesit, ky i fundit duhet te plotesoje nje kerkese me shkrim (sipas model kerkeses bashkangjitur), ku te pasqyroje nevojen ekonomike si dhe cdo informacion tjeter qe ka lidhje me rregjimin. Administruesi i magazines mund te jete vetem nje person i vendosur ne Republiken e Shqiperise, dhe autorizimi i miratimit te statusit (sipas modelit te autorizimit bashkangjitur) percakton edhe kushtet e rregjimit. | |
Tipet e Magazinave Doganore | |
Nje magazine doganore mund te jete publike apo private. Magazinat publike perdoren per depozitimin e mallrave te cdo personi te interesuar, ndersa ajo private perdoret vetem per depozitim te mallrave te administruesit te magazines. | |
Pergjegjesite e Administratorit te Magazines | |
Administruesi i magazines miratohet nga organet doganore si i tille, ndersa depozituesi eshte pergjegjesi i detyrimeve per mallrat nen magazinim. | |
Kontakte | |
Per informacion me te detajuar referojuni: |