Vlera Doganore e mallrave te importuara eshte vlera e trasaktuar, qe eshte çmimi realisht i paguar ose qe duhet te paguhet per mallrat e shitura per eksport drejt territorit doganor te Republikes se Shqiperise. Vleresimi Doganor eshte procedura doganore per percaktimin e vleres se mallrave te importuara. Synimi kryesor i Vleresimit Doganor, eshte percaktimi i bazes se taksueshme per zbatimin e Tarifes doganore te Republikes se Shqiperise. |
Kuadri ligjor per llogaritjen dhe aplikimin e vleres doganore perbehet nga nenet 33-40 te Kodit Doganor, dhe nenet 54-81 te Dispozitave Zbatuese te tij. Legjislacioni Doganor ne lidhje me Vleren Doganore te mallrave perputhet me standarte nderkombetare, dhe kryesisht me Mareveshjen e GATT-it Artikulli VII.
Autoritetet qe percaktojne vleren doganore te mallrave, jane organet doganore, pjesa operacionale prane Degeve Doganore dhe konkretisht: doganieret e verifikim/vleresimit, pergjegjesat e turneve ose shefat e sektoreve dhe Drejtuesit e Degeve Doganore. Ne rast mosmareveshje, procedura vijon prane Drejtorise se Pergjithshme te Doganave, Drejtoria e Vleres Doganore ose Drejtoria Juridike. |
Kur vlera doganore nuk mund të përcaktohet në bazë të dokumentave te mesiperme, ajo duhet të përcaktohet duke ndjekur sipas radhës nënparagrafët (a), (b), (c ) dhe (d) të meposhtem, duke u ndalur në të parin nënparagraf që lejon përcaktimin e saj, sipas kerkeses se deklaruesit:
a)vlera e transaksionit e mallrave identike të shitura për eksport drejt Republikës së Shqipërisë dhe të eksportuara në/ose afërsisht të njëjtën kohë me mallrat që po vlerësohen; b)vlera e transaksionit e mallrave të ngjashme, të shitura për eksport drejt Republikës së Shqipërisë dhe të eksportuara në/ose afërsisht të njëjtën kohë me mallrat që po vlerësohen; c)vlera e bazuar në çmimin për njësi, në të cilin mallrat e importuara që u korrespondojnë mallrave identike ose të ngjashme të importuara dhe të shitura brenda Republikës së Shqipërisë në sasinë më të madhe të përgjithshme, personave jo të lidhur me shitësit; d)vlera e përllogaritur e përbërë nga mbledhja:
i) e kostos ose vlerës së materialeve e të fabrikimit ose të çdo përpunimi tjetër të përdorur për prodhimin e mallrave të importuara, ii) e shumës së fitimit dhe të shpenzimeve të përgjithshme, që ka bërë prodhuesi në vendin e eksportimit, iii) e kostos ose vlerës së elementeve të tjere pjesmarres ne transaksion.
Kur Vlera Doganore nuk mund te percaktohet ne baze te sa me siper, atehere ajo përcaktohet në bazë të të dhënave të disponueshme në Republikën e Shqipërisë. Si te dhene te disponueshme, organet doganore mund te perdorin katalogje te ndryshme zyrtare, cmimet e listuara ne burse per mallrat e burses, apo cdo lloj tjeter informacioni zyrtar.
Ne Republiken e Shqiperise i gjithe procesi i shfrytezimit te te dhenave te disponueshme tregtare te mallrave te ndryshme, eshte i perfshire ne nje liste te quajtur lista e Cmimeve te References. Per cdo procedure importi, ne rastet kur nuk pranohet cmimi i transaksionit ose kur mund te perdoren opsionet (a) deri ne (d) me larte, duhet ti referoheni kesaj liste.
Kjo liste reference rifreskohet rregullsisht sipas te dhenave zyrtare te disponueshme dhe eshte e publikuar ne website-in zyrtar te doganes shqiptare. |
Dokumentat baze te llogaritjes te vleres doganore jane fatura e blerjes, fatura e transportit, certifikata e origjines dhe cdo dokument tjeter i verifikueshem, si dokumentat bankare te cmimit te paguar, dokument eksporti i vendit te origjines, etj. |