Marreveshjet e Tregtise se Lire (MTL) sherbejne per nje plotesim me te mire te nevojave te tregut, vecanarisht per mallrat dhe sherbimet qe mungojne ne vend, influence ne uljen e cmimeve, rritje te konkurences ekonomike, nxitje te permiresimeve teknologjike te prodhimit vendas per te qene konkurent ne tregun e hapur, ulje te kontrabandes, influence reciproke midis tregjeve te ndryshme ne kushtet e ndryshme te trajtimit tarifor, nxitje te prodhimit per eksport dhe ritje te eksportit. |
MTL aktualisht ne fuqi e te firmosura nga Republika e Shqiperise jane :
CEFTA-2006 Marrëveshja për amendimin dhe zgjerimin e Marrëveshjes se Tregtisë se Lire te Europës Qendrore (CEFTA) Marrëveshja për amendimin dhe zgjerimin e Marrëveshjes se Tregtisë se Lire te Europës Qendrore (CEFTA) konsiderohet si Marreveshje e Tregtise se Lire ndermjet Republikes se Shqiperise, Bosnjes dhe Hercegovines, Republikes se Kroacise, Republikes se Maqedonise, Republikes se Moldavise, Republikes se Malit te Zi, Republikes se Serbise dhe Misionit te Administrates se Perkohshme te Kombeve te Bashkuara ne Kosove u nenshkrua ne Bukuresht me 19 Dhjetor 2006 dhe filloi te zbatohet me datë 26.07.2007 për Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Moldavinë dhe UNMIK-Kosove. Ne datë 22/08/2007 filloi të zbatohet për Republikën e Kroacisë, me 24.10.2007 për Republikën e Serbisë dhe në datë 22/11/2007 filloi të zbatohet edhe për Republikën e Bosnje-Hercegovinës.
Përmes saj sigurohet qe vendet e Rajonit te vendosin bazat për liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë në rajon si një domosdoshmëri për rritjen e përgjithshme ekonomike në këto vende, në funksion të zgjerimit të marrëdhënieve me Bashkimin Europian, me qellim përfundimtar integrimin e mëtejshëm ne sistemin tregtar shumëpalësh si dhe anëtarësimin e vendeve te Rajonit ne Bashkimin Europian
Marreveshja e Tregtise se lire me Turqine
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë hyn në fuqi më datë 01/05/2008, pasi u ratifikua përmes ligjit nr 9733 datë 14/05/2007.
Marreveshja e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian
Marreveshja e Stabilizim Asociimit ndermjet Komunitetit Europian e Shteteve te tij anetare dhe Republikes se Shqiperise, ligji Nr 10 datë 12/02/2009.
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve EFTA dhe marrëveshjet për bujqësinë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës e Principatës së Lihtenshtejnit, Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Norvegjisë dhe Republikës së Shqipërisë e Republikës së Islandës (Ligji Nr 10288 datë 17/06/2010), ka hyrë në fuqi më:
• 01 Nëntor 2010 ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Konfederatës së Zvicrës dhe Principatës së Lihtenshtejnit; • 01 Gught 2011 për Norvegjinë dhe, • 01 Tetor 2011 për Islandën.
Nëpërmjet kësaj marrëveshje dhe marrëveshjeve shtesë për bujqësinë Shqipëria dhe shtetet e EFTA-s krijojnë një zonë të tregtisë së lirë, me qëllim nxitjen e prosperitetit dhe zhvillimit ekonomik, duke synuar arritjen e liberalizimit gradual dhe hapjen e tregjeve midis tyre. |