Customs

In this part of the CEFTA Web Portal you will find the most important customs import/export procedures separately for each CEFTA Economy. Procedures include but are not limited to: 1.The location of customs clearance offices; 2.The working hours in each office; 3.The procedures to follow based on the destination of your goods; 4.The documents to present to customs authorities for obtaining approval for the relevant destination; 5.The officially approved documents given to you by customs authorities in each case; 6.The procedures followed by customs authorities for calculating the customs value of your goods; 7.The definition of rules of origins determining customs preferential or non preferential tariffs; 8.The Free Trade Agreements signed by each CEFTA Economy with the other signatories. In cases where the final destination of goods is one of the CEFTA Economies, please refer to the import procedures section of this Economy on this portal. In cases where goods transit through different economies before arriving to their final destination, please refer to the transit procedures of these economies. If goods exit one of the CEFTA Economies included in this site, please refer to the export procedures for the relevant Economy.




Legjislacioni

Regjimi i përpunimit të brendshëm është I rregullar me Kodin Doganor dhe i Akcizes së Kosovës, respektivisht Neni 118 deri 132. Kodit Doganor dhe Akcizes i Kosovës është i publikuar në website të Doganave të Kosovës në Shqip dhe Anglisht https://dogana.rks-gov.net .

Procedura

Regjimi i përpunimit të brendshëm lejon që mallrat në vijim të përdoren në Kosovë në një ose më shumë operacione të përpunimit: mallrat jo-kosovare të caktuara për t’u ri-eksportuar nga Kosova në formën e produkteve kompensuese, pa iu nënshtruar detyrimeve të importit ose masave të politikës tregtare; mallrat e vendosura në qarkullim të lirë me kthim ose shuarje të detyrimeve të importit që duhen paguar për këto mallra, nëse ato eksportohen nga Kosova në formë të produkteve kompensuese.

Me operacione përpunimit te brendshem nënkuptojmë punimin e mallrave, duke përfshirë montimin, bashkimin ose përshtatjen me mallra tjera; ërppunimi i mallrave dhe riparimi i mallrave, duke përfshirë ndreqjen e tyre dhe radhitjen e tyre.
Përdorimi i disa mallrave, të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, që nuk gjenden në produktet kompensuese, por që lejojnë ose lehtësojnë prodhimin e këtyre produkteve, edhe nëse ato janë përdor tërësisht apo pjesërisht gjatë procesit;

Produkte kompensuese: të gjitha produktet që rezultojnë nga operacionet e përpunimit;
Mallra ekuivalente: Mallrat e Kosovës që përdoren në vend të mallrave të importit për prodhimin e produkteve kompensuese;
Normativi i prodhimit: sasia ose përqindja e produkteve kompensuese e përfituar nga përpunimi i një sasie të caktuar të mallrave të importit. 

Dogana lejon:

a) Që produktet kompensuese të përfitohen nga mallrat ekuivalente;
b) Produktet kompensuese të përfituara nga mallrat ekuivalente të eksportohen nga Kosova para importimit të mallrave të importit.

Mallrat ekuivalente duhet të jenë të cilësisë së njëjtë dhe të kenë karakteristikat e njëjta me mallrat e importit. Megjithatë, në raste të veçanta, të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, mallrat ekuivalente lejohet të jenë të një shkallë më të lartë  prodhimi se sa mallrat e importit.

Kur zbatohet paragrafi 1, mallrat e importit për qëllime doganore do të konsiderohen si mallra ekuivalente dhe këto të fundit si mallra të importit.
Masat që kanë për qëllim ndalimin, përcaktimin e kushteve të caktuara apo lehtësimin për paragrafin 1, mund të përcaktohen me Udhëzimin Administrativ në zbatimin e këtij Kodi.

Kur aplikohet paragrafi 1 (b) dhe produktet kompensuese iu nënshtrohen detyrimeve të eksportit, nëse ato nuk janë duke u eksportuar apo ri-eksportuar nën operacion të përpunimit të brendshëm, mbajtësi i autorizimit do të sigurojë garancion për të mbuluar pagesën e këtyre detyrimeve, nëse mallrat e importit nuk importohen brenda afatit të paraparë. 

Autorizimi

Autorizimi lëshohet me kërkesë të personit i cili kryen operacionet e përpunimit apo i cili bënë të mundur kryerjen e tyre. Autorizimi lëshohet vetëm:

a) Për personat e vendosur në Kosove. Megjithatë, autorizimi mund t’iu lëshohet edhe personave të vendosur jashtë Kosovës, për sa u përket importeve të natyrës jo tregtare;
b)  Kur pa rënë ndesh me përdorimin e mallrave të përmendura në kreun e fundit të nenit 118 (2) (c), mallrat e importit mund të identifikohen në produktet kompenzuese apo, në rastin e përmendur në nenin 119, ku mund të verifikohet përputhja me kushtet e përcaktuara në lidhje me mallrat ekuivalente;
c) Kur procedura e përpunimit të brendshëm ndihmon në krijimin e kushteve të favorshme për eksport apo ri-eksport të produkteve kompensuese, me kusht që të mos cenohen interesat thelbësore të prodhuesve kosovarë (kushtet ekonomike). Rastet kur konsiderohet se janë plotësuar kushtet ekonomike përcaktohen në Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi. 

Sistemet / metodat e përdorura për llogaritjen e detyrimeve të importit

Dogana do ta përcaktojë normativin e prodhimit për operacionin në fjalë ose kur kjo është e nevojshme, mënyrën e përcaktimit të këtij normativi. Normativi i prodhimit përcaktohet në bazë të rrethanave reale, në të cilat operacioni i përpunimit është kryer ose duhet të kryhet. kur e kërkojnë rrethanat dhe veçanërisht me rastin e operacioneve përpunuese që tradicionalisht kryhen në kushte teknike të përcaktuara qartë, për mallrat me karakteristika të njëjta thelbësore dhe që kanë si rezultat prodhimin e produkteve kompensuese me cilësi të njëjtë, me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, mund të përcaktohet norma e prodhimit në bazën e të dhënave reale të vërtetuara më parë.

Dokumentet, certifikatat, të përdorura gjatë përpunimit të brendshëm

Neni 118 deri 132

Kontakti

Doganat e Kosovës
Bulevardin "Bill Clinton" p.n. në Prishtinë
Tel:  +381 (0)38/540-350
        +381 (0)38/541-032 
        +381 (0)38/541-030