Customs

In this part of the CEFTA Web Portal you will find the most important customs import/export procedures separately for each CEFTA Economy. Procedures include but are not limited to: 1.The location of customs clearance offices; 2.The working hours in each office; 3.The procedures to follow based on the destination of your goods; 4.The documents to present to customs authorities for obtaining approval for the relevant destination; 5.The officially approved documents given to you by customs authorities in each case; 6.The procedures followed by customs authorities for calculating the customs value of your goods; 7.The definition of rules of origins determining customs preferential or non preferential tariffs; 8.The Free Trade Agreements signed by each CEFTA Economy with the other signatories. In cases where the final destination of goods is one of the CEFTA Economies, please refer to the import procedures section of this Economy on this portal. In cases where goods transit through different economies before arriving to their final destination, please refer to the transit procedures of these economies. If goods exit one of the CEFTA Economies included in this site, please refer to the export procedures for the relevant Economy.




Legjislacioni

Regjimi e përpunimit të jashtëm është I rregullar me Kodin Doganor dhe i Akcizes së Kosovës, respektivishtë Neni 148 deri 164. Kodit Doganor dhe Akcizes i Kosovës është i publikuar në website të Doganave të Kosovës në Shqip dhe Anglisht https://dogana.rks-gov.net

Subjekt

Procedura e përpunimit të jashtëm, nenkupton lejimin e mallrave kosovare të eksportohen përkohësisht nga Kosova me qëllim që t’iu nënshtrohen operacioneve përpunuese dhe produktet që dalin si rezultat i këtyre operacioneve, të vendosen në qarkullim të lirë, me përjashtim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet e importit. Regjimi i perpunimit te jashtem rregullohet sipas Neni 148 deri 164 Kodi Doganor i Kosoves

Eksportimi i përkohshëm i mallrave kosovare sjell zbatimin e detyrimeve të eksportit, të masave të politikës tregtare dhe të formaliteteve tjera për daljen e mallrave kosovare nga Kosova.  Mallra në eksport të përkohshëm,  nënkupton mallrat e vendosura nën procedurën e përpunimit të jashtëm;

b) Operacionet e përpunimit, nënkupton operacionet e përmendura në nenin 118 (2) (c) në  rastin e parë, të dytë dhe të tretë;
c) Produkte kompensuese, nënkupton të gjitha produktet e përfituara si rezultat operacioneve të përpunimit;
d) Përqindja e përpunimit, nënkupton sasinë apo përqindjen e produkteve kompensuese të përfituar nga përpunimi  i një sasie të caktuar mallrash eksporti të përkohshëm.

Procedura

Procedura e përpunimit të jashtëm nuk do të lejohet për mallrat kosovare: eksportimi i të cilave sjell si pasojë kthimin ose shuarjen e detyrimeve të importit; të cilat, para eksportit, janë lëshuar në qarkullim të lirë me përjashtim  të plotë nga detyrimet e importit, për arsye të përdorimit të tyre të veçantë, për aq kohë derisa të vazhdojnë të ekzistojnë kushtet për dhënien e një përjashtimi në fjalë.

Autorizimi

Autorizimi për të shfrytëzuar procedurën e përpunimit të jashtëm lëshohet me kërkesë të personit që bën organizimin dhe kryerjen e operacioneve të përpunimit. Autorizimi jepet vetëm: 

- për persona të vendosur në Kosovë; 
- kur konsiderohet se është e mundur të konstatohet që produktet kompensuese janë përfituar nga përpunimi i mallrave përkohësisht të eksportuara; dhe  
- kur autorizimi për shfrytëzimin e procedurës së përpunimit të jashtëm nuk ka për pasojë cenimin e interesave thelbësore të përpunuesve kosovarë (kushtet ekonomike). 

Periudha e ri-importit të mallrave kompenzuese

Dogana përcakton afatin brenda të cilit produktet kompensuese duhet të ri-importohen në Kosovë. Ky autoritet mund ta vazhdojë këtë afat, me kërkesë të arsyetuar bindshëm nga ana e shfrytëzuesit të autorizimit.

Metoda për përcaktimin e normes se perpunimit

Dogana përcakton normën e përpunimit për këtë operacion ose kur është e nevojshme, metoda e përcaktimit të kësaj norme.
Përjashtimi i plotë ose i pjesshëm nga detyrimet e importit i parashikuar me nenin 154 (1) jepet vetëm kur produktet kompensuese që janë deklaruar për vendosje në qarkullim të lirë në emër ose për llogari të: 

a) Shfrytëzuesit të autorizimit ose 
b) Çdo personi tjetër të vendosur në Kosovë, me kusht që të ketë marrë pëlqimin e shfrytëzuesit të autorizimit dhe kushtet e autorizimit të jenë plotësuar.

Përjashtimi i plotë ose i pjesshëm nga detyrimet e importit të parashikuara me nenin 154 nuk jepet kur një nga kushtet apo obligimet lidhur me procedurën e përpunimit të jashtëm nuk është plotësuar, me përjashtim të rastit kur konstatohet se këto mangësi nuk kanë pasoja domethënëse në funksionimin e duhur të procedurës në fjalë.

Përjashtimi i plotë apo i pjesshëm nga detyrimet e importit, i parashikuar me nenin 148 zbatohet, duke zbritur nga shuma e detyrimeve të importit që duhen paguar për produktet kompensuese të vendosura në qarkullim të lirë, shumën e detyrimeve të importit që do të duhej të paguheshin në të njëjtën datë, mbi mallrat përkohësisht të eksportuara, nëse ato do të ishin importuar në Kosove, nga vendi ku i janë nënshtruar përpunimit ose operacionit të fundit të përpunimit. 

 Shuma e zbritur sipas paragrafit 1, llogaritet në varësi të sasisë e te natyrës së mallrave në fjalë, në datën e pranimit të deklaratës që i vendos ato nën procedurën e përpunimit të jashtëm dhe në bazë të elementeve tjera të taksimit, të zbatueshme mbi këto mallra në datën e pranimit të deklaratës së vendosjes në qarkullim të lirë të produkteve kompensuese. 

Si vlerë e mallrave përkohësisht të eksportuara llogaritet ajo që merret parasysh për këto mallra për përcaktimin e vlerës doganore të produkteve kompensuese në përputhje me nenin 36 ose, nëse vlera nuk mund të përcaktohet në këtë mënyrë, merret ndryshimi midis vlerës doganore të produkteve kompensuese dhe shpenzimeve të përpunimit të përcaktuar me mjete të arsyeshme.

Kontakti

Doganat e Kosovës
Bulevardin "Bill Clinton" p.n. në Prishtinë
Tel:  +381 (0)38/540-350
        +381 (0)38/541-032
        +381 (0)38/541-030