Customs

In this part of the CEFTA Web Portal you will find the most important customs import/export procedures separately for each CEFTA Economy. Procedures include but are not limited to: 1.The location of customs clearance offices; 2.The working hours in each office; 3.The procedures to follow based on the destination of your goods; 4.The documents to present to customs authorities for obtaining approval for the relevant destination; 5.The officially approved documents given to you by customs authorities in each case; 6.The procedures followed by customs authorities for calculating the customs value of your goods; 7.The definition of rules of origins determining customs preferential or non preferential tariffs; 8.The Free Trade Agreements signed by each CEFTA Economy with the other signatories. In cases where the final destination of goods is one of the CEFTA Economies, please refer to the import procedures section of this Economy on this portal. In cases where goods transit through different economies before arriving to their final destination, please refer to the transit procedures of these economies. If goods exit one of the CEFTA Economies included in this site, please refer to the export procedures for the relevant Economy.




Legjislacioni

Tranziti i mallrave në Republiken e Kosovës rregullohet me Kodi Doganor dhe Akcizes i Kosovës (KDAK), respektivishtë Neni 96 deri 102 dhe udhëzimi administrative për implementimin e KDAK, të cilat mund të shkarkohen në website të Doganave të Kosovës www.dogana.rks-gov.net.

Procedura dhe Dokumentacioni

Qarkullimi/levizja e mallrave nga nje pike doganore ne nje pike tjeter doganore njihet me emrin Tranzit. Per nga menyra e paraqitjes tranziti i mallrave mund te jete tranzit i brendshem (kur mallrat levizin brenda teritorit te Kosoves) dhe tranzit nderkombetar.

Qarkullimi i mallit kryhet: 

a) nën procedurën e transitit ose
b) kur mbulohet nga një Carnet TIR (Konventa TIR) me kusht që kjo lëvizje: 

• ka filluar ose duhet të përfundojë jashtë Kosovës ose
• lidhet me dërgesa mallrash që duhet shkarkuar në Kosovë dhe të cilat transportohen bashkë me mallrat e destinuara për shkarkim në një vend tjetër ose 
• është kryer ndërmjet dy pikave në Kosovë përmes territorit të një vendi tjetër; 

kur mbulohet nga një Carnet ATA që përdoret si dokument transiti ose, kur mbulohet nga çfarëdo dokumenti të përcaktuar me ndonjë Konventë të nënshkruar nga Kosova ose, me postë (duke përfshirë pakot postare).
Procedura e transitit zbatohet pa rënë ndesh me dispozitat e veçanta të zbatueshme për lëvizjen e mallrave nën procedurë doganore me ndikim ekonomik.

Procedura e transitit përfundon dhe obligimet e shfrytëzuesit përmbushen kur mallrat dhe dokumentet e kërkuara paraqiten në zyrën doganore të destinacionit, në përputhje me dispozitat e procedurës përkatëse. Per me shume informata Neni 96 deri 102 Kodi Doganor i Kosoves.

Dispozitat e veçanta lidhur me transitin

Procedura e transitit zbatohet për mallrat që kalojnë nëpër territorin e një vendi tjetër vetëm nëse:

• një gjë e tille është parashikuar me një marrëveshje ndërkombëtare ose
• transportimi i mallrave nëpër atë vend mbulohet nga ndonjë dokument unik transporti të hartuar në Kosove; në rastin e këtillë realizimi i kësaj procedure pezullohet në territorin e vendit tjetër.

Personi përgjegjës duhet të depozitojë një garancion për të siguruar pagesën e çdo borxhi doganor ose të detyrimeve tjera që mund të lindin në lidhje me mallrat.
Garancioni duhet të jetë:

a) Garancion individual, që përfshin një veprim të vetëm transiti ose,
b) Një garancion gjithë përmbledhës që mbulon një numër veprimesh të transitit, kur personi përgjegjës të jetë autorizuar nga Dogana, për të përdor një garancion të tillë.

Autorizimi i përmendur në paragrafin me lartë pika (b) iu lejohet vetëm personave të cilët:

a) Janë të vendosur në Kosovë;
b) Janë shfrytëzues të rregullt të procedurave të transitit apo që njihen nga Dogana si persona që kanë kapacitet për përmbushjen e detyrimeve në lidhje me këto procedura dhe
c) Nuk kanë bërë shkelje serioze dhe të përsëritur të ligjeve doganore dhe tatimore.

Personat që dëshmojnë se përmbushin standardet më të larta të besueshmërisë, nga Dogana mund te autorizohen për përdorimin e garancioneve gjithë përmbledhëse për një shumë më të vogël, apo t’i mundësohet lirimi nga dispozitimi i garancionit. Kushtet për këto lloje të autorizimit përfshijnë:

• Përdorimin e sakte të procedurave të transitit gjatë një periudhe të caktuar;
• Bashkëpunimin me Doganën dhe
• Ne lidhje me lirimin nga depozitimi i garancionit, një status më të mirë financiar, që mjafton për përmbushjen e detyrimeve të këtyre personave.

Rregullat e hollësishme për autorizimet e dhëna sipas këtij paragrafi do të përcaktohen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi.

Lirimi nga depozitimi i garancionit nuk zbatohet për veprimet e transitit që përfshijnë mallrat, të cilat, sipas kushteve të parapara në Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, konsiderohen se paraqesin rrezik të madh.

Në përputhje me parimet e paragrafit 4 te nenit 99 te kodit doganor, përdorimi i garancionit gjithë-përmbledhës në një shumë më të vogël mund të ndalohet, përkohësisht, në rast transiti, siç është paraparë me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, si masë e jashtëzakonshme në kushte të veçanta.

Në përputhje me parimet e paragrafit 4 neni 99 i kodit doganor, përdorimi i garancionit gjthë-përmbledhës në një shumë më të vogël, mund të ndalohet përkohësisht, në rast transiti, siç është paraparë në Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, në lidhje me mallra të cilat, nën garancion gjithë-përmbledhës, janë identifikuar si objekt i mashtrimeve në shkallë të gjerë.

Përveç rasteve që përcaktohen, kur është e nevojshme me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi, nuk ka nevojë të depozitohet garancioni për:

• Transportin ajror;
• Qarkullimin nëpërmjet tubacioneve;
• Veprimet e ndërmarra nga kompania hekurudhore e Kosovës.

Deklaruesi është shfrytëzues i procedurës së transitit. Ai është përgjegjës për:

• Paraqitjen e mallrave të paprekura në zyrën doganore të destinacionit brenda afatit kohor të përcaktuar dhe duke zbatuar masat e duhura të parapara nga Dogana për të siguruar identifikimin;
•  Zbatimin e dispozitave të procedurës së transitit.

Pavarësisht nga obligimet e deklaruesit transportuesi apo marrësi i mallrave, i cili i pranon mallrat dhe është në dijeni që ato janë në lëvizje nën procedurën e transitit, po ashtu do të jetë përgjegjës për paraqitjen e mallrave të paprekura në zyrën doganore të destinacionit brenda afatit kohor të përcaktuar dhe duke zbatuar masat e duhura të parapara nga Dogana për të siguruar identifikimin;
Rregullat e hollësishme për veprimet e procedurës dhe të lirimeve përcaktohen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e Kodit doganor të Kosovës.

Kontakti

Doganat e Kosovës
Bulevardin "Bill Clinton" p.n. në Prishtinë
Tel:   +381 (0)38/540-350 
         +381 (0)38/541-032
         +381 (0)38/541-030