Customs
Legjislacioni | |
Regjimi i përpunimit nën kontroll doganore, rregullohet me kodin doganor dhe te akcizave të Kosovës (Neni 133 deri 139 Kodi Doganor i Kosoves), i cili mund të shkarkohet në website te Doganave të Kosovë lejohet të shfrytëzohet në Kosovë http://www.dogana.rks-gov.net. | |
Procedura dhe autorizimi | |
Regjimi i përpunimit nën kontroll doganore për mallrat jo-kosovare në operacionet që e ndryshojnë natyrën ose gjendjen e mallrave, pa iu nënshtruar detyrimeve të importit ose masave të politikave tregtare dhe do të lejojë që produktet e fituara në atë operacion të vendosen në qarkullim të lirë, sipas shkallës së detyrimeve të importit më të përshtatshme për këto mallra. Produktet e këtilla quhen produkte të përpunuara. Rastet dhe kushtet e veçanta nën të cilat mund të shfrytëzohet procedura për përpunim nën kontroll doganore do të parashihen me Udhëzimin Administrativ për zbatimin e këtij Kodi. Kur malli i importit klasifikohet për trajtim preferencial tarifor me rastin e vendosjes nën procedurën për përpunim nën kontroll doganor dhe një trajtim i tillë preferencial mund të zbatohet edhe për produktet identike me produktet e përpunuara dhe të lëshuara në qarkullim të lirë, detyrimet doganore të cilave iu nënshtrohet produkti i përpunuar, do të llogariten, duke aplikuar përqindjen e detyrimit, e cila mund të aplikohet ndaj atij trajtimi preferencial. Nëse, në pikëpamje të mallit të importuar trajtimi tarifor preferencial nga par. 1. varet nga kontingjentet tarifore ose limiteve tarifore të larta, aplikimi i përqindjeve doganore nga par. 1., në pikëpamje të prodhimeve të përpunuara, gjithashtu i nënshtrohet kushtit që trajtimi i përmendur tarifor preferencial mund të aplikohet në mallin e importuar në momentin e pranimit të deklaratës për lëshimin e mallit në qarkullim të lirë. Në këtë rast, sasia e mallrave të importuara e cila objektivisht është shfrytëzuar në prodhimin e produkteve të përpunuara të lëshuara në qarkullim të lirë, paguhet sipas kontingjenteve tarifore, apo sipas limiteve të larta tarifore, të cilat janë në fuqi në momentin e pranimit të deklaratës për lëshim ne qarkullim të lirë, ndërsa kurrfarë sasie nuk llogariten, sipas kontingjenteve tarifore ose limiteve të larta tarifore, të caktuara në pikëpamje të prodhimeve që janë identike me prodhimet e përpunuara. | |
Kontakt | |
Doganat e Kosovës |