Customs

In this part of the CEFTA Web Portal you will find the most important customs import/export procedures separately for each CEFTA Economy. Procedures include but are not limited to: 1.The location of customs clearance offices; 2.The working hours in each office; 3.The procedures to follow based on the destination of your goods; 4.The documents to present to customs authorities for obtaining approval for the relevant destination; 5.The officially approved documents given to you by customs authorities in each case; 6.The procedures followed by customs authorities for calculating the customs value of your goods; 7.The definition of rules of origins determining customs preferential or non preferential tariffs; 8.The Free Trade Agreements signed by each CEFTA Economy with the other signatories. In cases where the final destination of goods is one of the CEFTA Economies, please refer to the import procedures section of this Economy on this portal. In cases where goods transit through different economies before arriving to their final destination, please refer to the transit procedures of these economies. If goods exit one of the CEFTA Economies included in this site, please refer to the export procedures for the relevant Economy.




Percaktimi i origjines

Mallrat që kanë origjinën nga një vend do të jenë ato mallra të përfituara ose të prodhuara tërësisht në atë vend.
 Shprehja mallra të përfituara tërësisht në një vend nënkupton:

a) Produktet minerale të nxjerra brenda atij vendi;
b) Produktet bimore të vjela apo të korrura në atë vend;
c) Kafshët e gjalla të lindura dhe të rritura në atë vend;
d) Produktet e përfituara nga kafshë të gjalla të rritura në atë vend;
e) Produktet e gjahut ose të peshkimit të kryer në atë vend;
f) Produktet e peshkimit dhe produktet tjera të detit të marra jashtë ujërave territoriale të atij vendi, nga anijet e regjistruara ose të matrikuluara në atë vend dhe që mbajnë flamurin e atij vendi;
g) Mallrat e përfituara ose prodhuara në bordin e anijeve-fabrikë nga produktet e përmendura në nën-paragrafin (f) me origjinë nga ai vend, me kusht që këto anije-fabrikë janë të regjistruara apo evidentuara në atë vend dhe mbajnë flamurin e tij;
h) Produktet e marra nga shtrati i detit ose nëntoka poshtë shtratit të detit jashtë ujërave territoriale, me kusht që ky vend të ketë të drejtën ekskluzive për shfrytëzimin e shtratit të detit ose të nëntokës;
i) Hedhurinat, mbetjet që dalin nga veprimtaria e prodhimit, produktet jashtë përdorimit, nëse janë mbledhur në atë vend dhe shërbejnë vetëm për përpunimin e lëndëve të para;

Deshmit mbi origjinen e mallit

Kodi doganor ose ligjet tjera kosovare që rregullojnë fusha të veçanta mund të parashikojnë paraqitjen e një dokumenti përkatës (Certifikaten e origjines), i cili dëshmon origjinën e mallrave.  Pavarësisht nga paraqitja e këtij dokumenti, Dogana mund në rast të dyshimeve të arsyeshme të kërkojë prova shtesë për t’u siguruar, që caktimi i origjinës është bërë në pajtim me kushtet e dhëna me legjislacionin në fuqi ne Kosove. 

Certifikata e origjines duhet të plotësojë kriteret në vijim:

• të jetë lëshuar nga autoritetet e autorizuar;
• të përmbajë të gjitha të dhënat e nevojshme për identifikimin e produkteve të
cilave u referohet;
• të deshmojë në mënyrë të qartë që produkteve të cilave u referohet kanë  origjinën
nga një vend i caktuar;
• çertifikata dhe kërkesat që lidhen me to, duhet të bëhen në formularë që janë në përputhje me modelet e dhëna bashkangjitur.

Dokumente

Nenet 27 deri 30 Kodi Doganor i Kosovës definojnë origjinën jo-preferenciale të mallrave për qëllime të:

a) Aplikimit të Tarifës Doganore të Kosovës
b) Aplikimit të masave tjera nga ato tarifore të caktuara me dispozitat ligjore të Kosovës, që rregullojnë fushat e veçanta që kanë të bëjnë me tregtinë me mallra;
c) Përgatitjes dhe lëshimit të certifikatave mbi origjinën e mallit.

Kontakti

Doganat e Kosovës
Bulevardin "Bill Clinton" p.n. në Prishtinë
Tel:  +381 (0)38/540-350
        +381 (0)38/541-032
        +381 (0)38/541-030