Licensing

In this part of the CEFTA Web Portal, you will find information on the trade licensing system separately for each CEFTA Economy. The licensing system is divided into two parts: import/export licensing and trade licensing. This web portal focuses on import/export licensing. Trade licensing is mentioned only as a reference. Import and export licensing includes: 1.The procedures to be followed for obtaining an import and export license; 2.The documents that must be presented to the relevant authorities in order to obtain the approval of the license; 3.The official documents you will receive after obtaining approval of the license; 4.The validity period and scope of each license. If you would like to know more on how/when/where to obtain an import license, please refer to the import license section of the respective CEFTA Economy on this portal. If you would like to know more on how/when/where to get an export license please refer to the export license section of the respective CEFTA Economy on this portal. If you would like to know more about trade licenses, please refer to the relevant links in the licensing section of each Economy.




 

Legjislacioni

Exporti dhe import në Republiken e Kosovë është i lire me përjashtim të mallrave të përcaktuara në listën e kontrollimit të importeve. Shiko Ligjin nr 2002/6 per aktivitetet e tregtise me jashte Neni 10 deri 26.

Procedura e licensimit

Lista e importeve të kontrolluara

Qeveria është e autorizuar të nxjerrë listen e mallrave të quajtur “Lista e importeve të kontrolluara”. Lista e tillë do të specifikojë ato lloje dhe/ato kategori të mallrave për importimin e të cilave është e nevojshme leja. Qeveria mund të përfshijë në një listë të tillë lloje apo kategori të mallrave vetëm nëse ka arësye të qarta themelore dhe të vërteta të cilat arësyetojnë domosdoshmërinë për kontrollimin e importimit të atyre llojeve apo cilësive të mallrave, në mënyrë që esencialisht të bëhet përparim në arritjen e qëllimeve vijuese:

• të mbroj nga rreziqet e mundëshme ambientin, ose jetën e shëndetit të njerëzve, bimëve dhe kafshëve;
• të mbrojë rendin dhe moralin publik;
• të parandalojë shkeljen e të drejtës së pronës intelektuale;
• të mbrojë konsumatorët nga praktikat rrejshme dhe mashtruese;
• të implementojë dispozitën e një marrëveshje ndërkombëtare e cila e obligon Kosovën ta zbatojë;
• të implementojë kufizimet mbi transaksionet e importimeve që kanë të bëjnë me arin;
• të sigurojë implementimin e duhur dhe caktimin e barabartë, në mesin e furnizuesve dhe /ose importuesve, të kuotave të importit të vendosura nga Kosova në importet e mallrave të caktuara, dhe;
• të siguroj në pajtim me nevojat e Kosovës, furnizimin më të mirë, dhe shpërndarjen e barabartë të mallrave të nevojës së pare që janë
• dëshmuar të jenë të rrallë në tregjet botërore ose në Kosovë dhe
• që i nënshtrohet kontrolleve të eksportit qeveritar në rajonin e jashtëm të origjinës së mallit të tillë.

Përcaktimi i kritereve të kërkuara për marrjen e lejes së importit

Për çdo lloj apo kategori të mallërave, të përfshirë në listën e kontrollit të importit, Qeveria do të themeloj ose kërkoj nga një apo më shumë autoritete publike të përcaktojë, me një akt normativ kriteret që duhet të plotësohen nga aplikuesi me qëllim të marrjes së lejes për importin e mallit të tillë.
Të gjitha kriteret e tilla do të jenë transparente, të qarta dhe qenësisht të domosdoshme për arritjen e qëllimit të theksuar në përfshirjen e llojit të tillë apo kategorisë së mallit në listen e konrtollit të importit.
Të gjitha kriteret e tilla do të jenë jodiskriminuese; sidoqoftë, kur është qartë dhe realisht e nevojshme për arritjen e qëllimit përkatës mund të përcaktohet që leja e importit për llojin e veçantë të kategorisë ose llojit të mallit do t’i jepet vetëm poseduesit të licencës së veprimtarisë relevante; me kusht që, sidoqoftë, nga një aplikues i tillë nuk do të kërkohet posedimi i licencës së tillë të veprimtarisë, nëse licenca e tillë nuk kërkohet për tu marrë drejtpërdrejtë me mallra kompeditiv konkurues me origjinë vendore.
As qeveria dhe asnjë autoritet tjetër publik nuk mund të përdorë asnjë dispozitë të Pjeses 3-të përveq nenit 18, që të kufizoj importimin e çdo lloji apo kategorie të mallit deri sa të mos jetë kërkuar kriteri i lejes së importit dhe procedura për lëshimin e saj të mos jetë përgatitur, plotësuar dhe zbatuar tërësisht..

Importet e ndaluara

Nëse kategoria apo lloj i mallit të përfshirë në Listën mbi Kontrollimin të Importeve për arritjen e qëllimit të përcaktuar në pikat (a)-(e) të nenit 16, dhe qëllimi i tillë në mënyrë të arësyeshme mund të arritet vetëm me ndalimin e importit të një malli të kategorisë apo llojit të tillë, Qeveria mund të ndalojë importimin e këtij malli.

Nëse importimi i një kategorie apo lloji të mallit është i ndaluar, asnjë person, ndërmarrje kompani publike nuk do ti lejohet që të importojë, të mirret apo të trajtojë një mall të tillë. Importim i një malli të tillë nga autoriteti publik mund të lejohet nëse importimi i tillë (i) është i qartë dhe i domosdoshëm për arritjen e funksionit publik legjitim dhe (ii) nuk do të përdoret apo përfshihet në asnjë mënyrë në zhvillimin, ose do të varet nga cilido aktivitet komercial apo bisnesor ekonomik.

Kufizimet në shfrytëzimin apo disponimin e mallrave të importuara
Nëse qartë është e nevojëshme për arritjen e qëllimit të përcaktuar, një leje importi mund të përmabajë kushte që kufizojnë përdorimin ose disponimin tjetër që mund ti bëhet në lidhje me mallin e importuar.

Lejet për transportet e shumfishta

Leja e importit, deri në shkallën që është në përputhje me qëllimin e theksuar në përfshirjen e mallit të cakuar në listen e importeve të kontrolluara i lejon poseduesit të saj të importojë sasinë e përcaktuar sakt të mallrave përkatës në çdo kohë, dhe në transporte të shumfishta, gjatë një periudhe të caktuar kohe që nuk kalon një vit.

Përputhshëmria me kërkesat e OBT-së.

Përgatitja, miratimi dhe implementimi i të gjitha kërkesave për leje importi, kriteret dhe procedurat do të jenë në përputhshëri me dispozitat e marrëveshjes së OBT-së mbi Procedurat e Licensimit të Importimeve që merren me licensim jo-automatik.

Lejet për Eksport

Rregull e përgjithëshme: nuk kërkohet leje eksporti
Me përjashtim të mallrave të përcaktuara në listen e kontrollit të eksportit, për eksportimin e mallrave nga Kosova nuk do të kërkohet leje, license apo autorizim nga cilido autoritet publik. Shiko Ligjin nr 2002/6 per aktivitetet e tregtise me jashte Neni 27 deri 37.

Lista e kontrollit të eksportit.

Qeveria do të ketë autoritetin që të krijojë listen e mallrave të quajtur “Lista e kontrollit të eksporteve”. Lista e tillë do të përcaktojë sakt ato lloje apo kategori të mallrave për eksportin e të cilave kërkohet leje. Qeveria mund të përfshijë në listen e tillë llojin apo kategorin e mallit vetëm nëse ka arsye të qarta, reale dhe objective që dëshmojnë se është e nevojshme kontrolli i eksportit të mallrave të kategorisë apo llijit të tillë, me qëllim që realisht të avancojë arritjen e njërës nga qëllimet vijuese:

• të ndalojë shkeljet e të drejtave mbi pronën intelektuale;
• të zbatojë kufizime mbi transaksionet e eksporteve që kanë të bëjnë me arin;
• të mbrojë llojët e rrezikuara të bimëve dhe kafshëve;
• të mbrojë artikujt që konsiderohen si thesarë kombëtarë dhe që kanë vlerë të njohur dhe të rëndësishme artistike, historike apo arkeologjike;
• të zbatojë dispozitat obligative të një marrëveshje ndërkombëtare;
• të zbatojë masat që janë në mënyrë të qartë dhe qenësisht të domosdoshme për konservimin e burimeve të shterrueshme natyrore, por vetëm nëse këto masa shoqërohen me kontrollin e rëndësishëm qeveritar ndaj prodhimeve të vendit dhe konsumimit të këtyre resuseve;
• të zbatojë masa të përkohëshme me qëllimin të sigurimit të furnizimit adekuat minimal të tregun e vendit me artikuj ushqimor bazik dhe themelorë ose mallërave tjera vitale; sidoqoftë, kufizimet e eksportit për qëllime të tilla do të lejohen vetëm në rastet kur provohet në mënyrë të qartë se masat tjera të mundëshme janë joadekuate ose praktike; ose
• të sigurojë zbatimin e duhur dhe caktimin e barabartë në mes të eksportuesve të kontigjenteve të vendosura nga shteti i huaj ose rajoni i jashtëm në importet e mallërave të tilla.

Eksportet e Ndaluara

Nëse një lloj apo kategori e mallrave është përfshirë në listën e eksporteve te kontrolluara me qëllim të arritjes së qëllimit të përcaktuar per ndalimin eksportit te mallit te llojit apo kategorisë së tillë të mallit, Qeveria mundet shprehimisht të ndalojë eksportin e tillë.

Nëse eksporti i një lloji apo kategori të mallit është i ndaluar – qoft parimisht ose te një shtet apo rajon i caktuar sakt – asnjë person, ndërmarrje apo kompani publike nuk do të lejohet të eksportojë mallra të tilla. Eksporti i mallrave të tilla nga autoriteti publik mund të lejohet vetëm nëse eksporti i tillë (i) është qartë dhe qenësisht i domosdoshëm për autoritetin e tillë publik të kryejë funksionin e tij legjitim publik dhe (ii) nuk bëhet në mbështetje të ndonjë veprimtarie ekonomike, biznesi apo komercial.

Dokumenta


N/A

Kontakt

Ministria E Tregtisë Dhe Industrisë
Rr.”Muharrem Fejza”, p.n Lagjja e Spitalit,
10000 - Prishtinë / Republika e Kosovës
Tel:   + 381(0) 38 512 059
         + 381(0) 38 512 133
Faks: + 381(0) 38 512 798

Doganat e Kosoves
Bolevardi "Bill Clinton" p.n. në Prishtine
Web: https://dogana.rks-gov.net
Tel:  +381 (0)38/540-350
        +381 (0)38/541-032
        +381 (0)38/541-030