Sanitary and Phytosanitary & Veterinary regulation

In this part of the CEFTA Web Portal you will find the most important sanitary, phytosanitary and veterinary control procedures to be followed for each CEFTA Economy. The information about the control procedures includes but is not limited to: 1.The location of sanitary, phytosanitary and/or veterinary control offices including working hours in each office; 2.A description of sanitary, phytosanitary and/or veterinary procedures; 3.The documents asked by the respective authorities in order to obtain approval for entering, transiting or exiting the territory of the respective CEFTA Economy; 4.The officially approved documents issued by the respective authorities; 5.A description of the official procedures for sampling. In cases where the final destination of goods is one of the CEFTA Economies included in this web portal, please refer to the sanitary, phytosanitary and/or veterinary import procedures of that Economy. In case your goods exit the territory of one of the CEFTA Economies included in this web portal, please refer to the sanitary, phytosanitary and/or veterinary export procedures relevant to that Economy.




 

Kush eshte Subjekt i Kontrollit Fitosanitar

Importuesit e bimëve, produkteve bimore ose objekteve të tjera, duhet të regjistrohen si te tille, prane Drejtoria e Mbrojtjes së Bimëve ne ministrine e Bujqesose dhe Ushqimit.

Ndalohet importimi në Republikën e Shqipërisë i bimëve ose produkteve bimore të përmendura në aneksin III , kur ato kanë origjinë prej shteteve të përmendura në këtë aneks.

Legjislacioni

Rregullat Fitosanitare te Republikes se Shqiperise rregullohen me Ligjin Nr. 9362 “Sherbimi i Mbrojtjes se Bimeve”, si dhe Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr.750 “Për Miratimin e  Rregullave të Inspektimit Karantinor Fitosanitar”.

Ku Kryhet Kontrolli Fitosanitar

Importi, eksporti dhe kalimi tranzit në territorin e Republikës së Shqipërisë i bimëve, i produkteve bimore dhe i objekteve të tjera te lidhura me to, kryhet vetem në pikat doganore, ku funksionon inspektimi karantinor fitosanitar dhe i nënshtrohen këtij inspektimi.

Importi

Procedurat e importit/eksportit te mallrave objekt i kontrollit fitosanitar perfshijne:

• Te interesuarit janë të detyruar të informojnë 48 orë para mbërritjes së ngarkesës në pikën doganore të hyrjes, Drejtorinë e Bujqësisë dhe Ushqimit (DBU) të rrethit nga do të bëhet hyrja e ngarkesës.
• Kryhet inspektimi fitosanitar. Kur pas inspektimit fitosanitar rezulton se kushtet e përcaktuara nga ligji nuk plotësohen atëherë sipas rastit merren nje këto masa :

a) bëhet trajtimi fitosanitar per dezinfektimin e ngarkesës;
b) ndarja e  pjesëve të infektuara ose të kontaminuara  të  ngarkesës  dhe asgjësimi i tyre per shkatërrimin e plotë të parazitit dhe mundësinë e përhapjes së tij në territorin e vendit;
c) vendosja e mallit në regjim karantinor;
d) lejimi i transportit nën kontrollin e inspektorëve në vendin e përpunimit industrial, kur përpunimi garanton shkatërrimin e plotë të parazitit dhe mundësinë e përhapjes së tij në territorin e vendit;
e) kthimin mbrapsht të ngarkesës;
f) asgjësimin e plote te ngarkesës.

Të gjitha shpenzimet që lidhen me masat e siperpërmendura përballohen nga zotëruesi i ngarkesës.

• Kur inspektimi përfundon, inspektori i pikës doganore të hyrjes i paraqet autoriteteve doganore një raport sipas modelit të paraqitur në aneksin VI mbi inspektimin fitosanitar të ngarkesës, dhe malli lirohet.

Eksporti/ Ri Eksporti

Per eksportin e bimeve dhe produkteve bimore me origjine Shqiptare, leshohet Certifikata Fitosanitare Shqiptare ndersa për ngarkesat jo me origjinë nga Shqipëria kur malli është ndarë në disa destinacione, është magazinuar ose është riambalazhuar ne Shqiperi, leshohet Certifikata Fitosanitare e Rieksportit. Te dyja certifikatat e mesiperme lëshohen vetem pas inspektimit kur gjykohet nga inspektori se ngarkesa plotëson të gjitha kërkesat e veçanta të përcaktuara prej shtetit importues.

Transiti

Lëvizja brenda territorit të Shqipërisë e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, të prodhuara në Shqipëri dhe të përmendura në aneksin V, pjesa A, lejohet vetëm nëse ato, ambalazhet e tyre, dhe nëse është e nevojshme edhe mjeti i transportit, i janë nënshtruar inspektimit fitosanitar. Bimët, produktet bimore të prodhuara në Shqipëri dhe objektet e tjera të përmendura në aneksin V, pjesa A, pajisen me Certifikatë Fitosanitare të Brendshme.

Dokumentat/tarifat

Bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera të përcaktuara në aneksin V, kur importohen ose eksportohen, duhet të jenë të shoqëruara me Certifikatë Fitosanitare të lëshuar prej autoritetit zyrtar fitosanitar të vendit të origjinës.

Certifikata Fitosanitare ose Certifikata Fitosanitare e Rieksportit duhet të përmbajnë informacionin sipas modelit të Konventës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Bimëve si dhe duhet të jetë modeluar në të paktën në njërën prej gjuhëve zyrtare të Komunitetit Europian. Emri botanik i bimës/bimëve duhet të jetë në gjuhën latine.

Certifikatat Fitosanitare te te gjitha llojeve duhet të jenë lëshuar prej jo më përpara se 14 ditë nga momenti kur bimët, produkte bimore ose objektet e tjera i nënshtrohen inspektimit fitosanitar në pikat doganore.

"Tarifat e sherbimit te kontrollit karantinor fitosanitar, mund ti gjeni bashkangjitur."