Sanitary and Phytosanitary & Veterinary regulation

In this part of the CEFTA Web Portal you will find the most important sanitary, phytosanitary and veterinary control procedures to be followed for each CEFTA Economy. The information about the control procedures includes but is not limited to: 1.The location of sanitary, phytosanitary and/or veterinary control offices including working hours in each office; 2.A description of sanitary, phytosanitary and/or veterinary procedures; 3.The documents asked by the respective authorities in order to obtain approval for entering, transiting or exiting the territory of the respective CEFTA Economy; 4.The officially approved documents issued by the respective authorities; 5.A description of the official procedures for sampling. In cases where the final destination of goods is one of the CEFTA Economies included in this web portal, please refer to the sanitary, phytosanitary and/or veterinary import procedures of that Economy. In case your goods exit the territory of one of the CEFTA Economies included in this web portal, please refer to the sanitary, phytosanitary and/or veterinary export procedures relevant to that Economy.




Legjislacioni

Importi I bimëve në Kosovë rregullohet me UA nr. 16/2006 dhe ligjin për mbrojtjen e bimëve. UA nr 16/2006 rregullon gjithasht tarifat për inspektim të export/importit të bimëve. Më shumë informata mund të gjinden në: http://www.mbpzhr-ks.net/advCms/?id=4,722,0,731,a and http://www.auv-ks.net/

Kushtet e veçanta për importuesit dhe eksportuesit

Pikat kufitare të inspektimit

1. Hani I Elezit  ( kufi me Maqedonin)
2. Vermicë( kufi me Shqipëri)
3. Kulina  (kufi me Malin e Zi )
4. Porta 1/Jarinje (kufi me Serbinë)
5. Porta3/  Mendare (kufi me Serbinë)
6. Porta 5/Dheu i bardh (kufi me Serbinë)
7. Porta  31/ Zubin Potok (kufi me Serbinë)
8. Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës në Sllatinë
9. Stacionin e Trenit në Fushë Kosovë

Zyra 

Orari i punes

Tel.

Fax

Zyra Qendrore

08-12h 14-15h
(Hane- Mërkure -Premte)

+381(0)38/20038 334

+381 (0)38 551  921

Aeroporti

Ne thirrje       →

+381 (0)38/200 38 334

+381 (0)38  551 -921

Stacioni i Trenit

Ne thirrje       →

+381 (0)38/  200 38334

+381 (0)38  551 -921

Jarinje  G-1

04-20 h (Hane- Diele)

+381 (0)64/ 412 25 38

/

Zubin Potok  G-31

08-20 h (Hane- Diele)

+381(0)64/386 57 60      

/

Kulla

08-20 h  (Hane- Diele)

+381(0)38/502 005

+381(0)38/ 502 005

Vermica

08-20 h  (Hane- Diele)

+377(0)44/268-124

/

Procedurat Import / Eksport / Ri-eksport / Transit

Importi

Importi i bimëve në Republiken e Kosovës lejohet nëse importuesi është i pajisur me leje importi nga organi kompetent i Ministrisë nese:

• dërgesa e bimëve mund të importohet nëpër vendkalimet e përcaktuara kufitare në të cilat ekziston shërbimi fitosanitar;
• vendkalimet kufitare duhet të përmbushin kushtet e përcaktuara për kryerjen e kontrollit shëndetësor të dërgesave bimore. Për tu paisur me leje e importit të bimëve duhet të plotësohet aplikacioni për leje te importit pran agjensisë se veterines dhe ushqimit.

Dërgesat e bimëve nga Lista V.B.I. ambalazhi dhe mjetet transportuese me të cilat transportohet i nënshtrohen kontrollit të detyrueshëm të inspeksionit fitosanitar, ku me këtë rast do të vërtetohet se:

• dërgesa e bimëve shoqërohet me Certifikat fitosanitare,
• në dërgesë nuk janë të pranishëm organizmat e dëmshëm nga Lista I.A. dhe II.A.;
• në dërgesë nuk janë të pranishëm organizmat e dëmshëm të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera nga lista II.A.;
• i përmbush kushtet e veçanta fitosanitare në pajtim me Listën IV.A.

Çdo dërgesë e bimëve nga paragrafi 1 pika (a) të këtij neni, duhet të shoqërohet me fitocertifikatë origjinale nga vendi i origjinës, ose fitocertifikata me klauzolat plotësuese, kur dërgesa e bimëve duhet ti përmbushë kërkesat e veçanta fitosanitare në pajtim me Listën IV.A. dhe IV.B. të cilat i rregullon organi i vendit prej nga vjen dërgesa e që nuk është vend i origjinës.

Për dërgesat e bimëve nga paragrafi 1 të këtij neni, të cilat pas lëshimit të fitocertifikatës në vendin e origjinës, janë transportuar, deponuar, ripaketuar ose ndarë në një vend tjetër i cili nuk është vend i origjinës, duhet që fitocertifikata origjinale ose kopja e saj e vërtetuar të shoqërohet me fitocertifikatën për rieksport të lëshuar në vendin tjetër. Kontrollit të inspekesionit kufitar duhet t’i nënshtrohen edhe dërgesat tjera të bimëve, nëse inspektori fitosanitar dyshon se ekziston rreziku për përhapjen e organizmave të dëmshëm të bimëve.
 
Bimet nga Lista V.B., e cila importohet për qëllim të ekzaminimit dhe punëve shkencore hulumtuese për seleksionim, duhet të jetë e kontrolluar nga inspeksioni fitosanitar si dhe duhet të këtë lejen për import, në pajtim me nenin 18 te Ligjit per mbrojtjen e bimeve, e shoqëruar me fitocertifikatën nga vendi i origjinës.
Importuesit, transportuesit ose përfaqësuesit e tyre dhe personat fizik të cilët i importojnë në Kosovë bimët, janë të obliguar të lajmërojnë në mënyrë të rregullt inspektorin fitosanitar për arritjen e asaj dërgese e cila importohet ose ripaketohet gjatë transportit, me qëllim të kryerjes së kontrollit fitosanitar;
 
Organet e shërbimit doganor nuk mund të fillojnë punët e doganimit, para se inspektori fitosanitar të bëjë kontrollin inspektues të dërgesës së bimëve nga paragrafi 1 pika (a) të këtij neni dhe nuk jep lejen për import, përveç në rastet kur ka të bëjë me kalim transit.
Me udhezim administrative jane rregullar  taksat per sherbimin fitosanitar.

Eksporti

Eksporti i bimëve mund të bëhet nëse:

• dërgesa e bimëve e cila eksportohet dhe ka origjinën nga Kosova, ndërsa shteti në të cilin eksportohet kërkon certifikatën fitosanitare, inspektori fitosanitar para lëshimit të fitocertifikatës, kryen kontrollin inspektues, me qëllim të sigurimit të kërkesave të përcaktuara fitosanitare të vendit ku eksportohet dërgesa.
• dërgesa e cila eksportohet nuk është me origjinë nga Kosova, por është e deponuar në Kosovë, e ripaketuar dhe e ndarë, kurse shteti ku eksportohet kërkon fitocertifikatë, inspektori fitosanitar do t’a bëjë kontrollin inspektues të dërgesës, para lëshimit të fitocertifikatës për rieksport, me qëllim të sigurimit të kërkesave të përcaktuara fitosanitare të shtetit importues.
Fitocertifikata për rieksport konsiderohet dokument zyrtar, kur inspektori fitosanitar, vërteton se janë përmbushë kërkesat. Kërkesën për lëshimin e fitocertifikatës, eksportuesi ia bënë inspektorit fitosanitar, i cili është i obliguar që në afatin e përcaktuar të bëjë kontrollin inspektues dhe të merr vendim në bazë të kërkesës së eksportuesit.
Eksportuesit duhet që me shpenzimet e veta të kryejnë të gjitha masat e dhëna të cilat i përcakton inspektori fitosanitar pas kryerjes së kontrollit të dërgesës për eksport.

Kalimi transit

Kalimi transit i bimëve dhe produkteve bimore mund të lejohet:

• për dërgesat e bimëve të cilat janë në kalim transit nuk është i obliguar kontrolli inspektues në pajtim me dispozitat e nenit 27, paragrafi 1 pika (a) (b) (c) dhe (d) të Ligjit per mbrojtjen e bimeve.
• dërgesat e bimëve duhet të jenë të paketuara në atë mënyrë që të mos paraqesin rrezik për përhapjen e organizmave të dëmshëm dhe nuk duhet të deponohen, ndahen, ripaketohen ose të kombinohen me dërgesa tjera në territorin doganor të Kosovës.
• dërgesa e bimëve nëse nuk është në pajtim me dispozitat ligjore ose në rastin kur është e shkarkuar, duhet të bëhet kontrolli inspektues

Përjashtim nga dispozitat ligjore për dërgesat në kalim transit, në rastet e rreziqeve apo të dyshimit të bazuar për rrezikun e futjes dhe përhapjes së organizmave të dëmshëm, Ministria cakton trajtim të veçantë ose inspektim të detyrueshëm kontrolli.

Institucionet Relevante

Ministria e Bujqsise
Departamenti per mbrojtjen e bimeve
Website: http://www.mbpzhr-ks.net
Tel: +386 38 211 133

Doganat e Kosoves
Bulevardin "Bill Clinton" p.n. në Prishtinë
Tel:  +381 (0)38/540-350
        +381 (0)38/541-032
        +381 (0)38/541-030

Agjensioni i Veterin?s dhe Ushqimit
Zona Industriale, Fush? Kosova 10000 Prishtin?, Kosov?
Email:  infoauv@ks-gov.net ; www.auv-ks.net