Kontrolli veterinar në vendkalimet kufitare dhe nëpër depot doganore
Kontrolli veterinar në PPK dhe nëpër depot doganore kryhet nga Inspektorët Veterinarë. Autoriteti kompetent përcakton:
• Ngarkesat e mallrave, te cilat gjatë importit, tranzitit dhe eksportit janë objekt I kontrollit veterinar; • Pikat e kontrollit kufitar nëpër të cilat mund të transportohen ngarkesat e mallrave që janë objekt i kontrollit veterinar; • Kërkesat për organizimin e pikave të kontrollit kufitar në të cilat kryhen kontrollet veterinare dhe procedurat për aprovimin e tyre; • Pikat dezinfektuese – preventive; • Procedurat sipas të cilave kryhen kontrollet veterinare në vijën kufitare dhe administrative të Kosovës dhe nëpër depot doganore; • Procedurat dhe listat e çmimeve që kanë të bëjnë me pagesën e kontrollit veterinar; dhe • procedurat që kanë të bëjnë me paraqitjen dhe lëshimin e çertifikatës së kontrollit veterinar për ngarkesat e mallrave që e kalojnë kufirin. Detyrimet në lidhje me tregtinë dhe importet
Pronari, mbajtësi, tregtari importuesi, marrësi i dërgesës, transportuesi, shitësi ose cilido person i autorizuar sipas dispozitave të këtij Ligji, të shesë kafshë të gjalla, produkte me origjinë shtazore, produkte biologjike, spermë, qeliza dhe embrione, nënprodukte dhe produkte bimore që u nënshtrohen kërkesave veterinare, ushqime ose produkte mjekësore veterinare, ose përfaqësuesit e personave të tillë, ose cilido person i ngarkuar për një aktivitet privat veterinar që i nënshtrohet dispozitave e këtij Ligji duhet: • Të plasojë në treg vetëm ato kafshë të cilat janë identifikuar drejt dhe të cilat nuk janë objekt i çfarëdo kufizimi të lëvizjes për shkak të dyshimit, shpërthimit ose ekzistencës së sëmundjeve të përmendura në listën e Programit të Parë ose për shkak të aplikimit të masave të rrezikut; • Të mos mbahet në pronë dhe as të mos nxirret në treg asnjë kafshë, përderisa nuk jepet garancioni se ajo kafshë është e liruar nga një ose më shumë sëmundje nga lista e Programit të Dytë, sipas dispozitave të këtij Ligji; • Të refuzojë çdo kafshë të dorëzuar drejpërdrejtë ose përmes ndërmjetësit, që nuk janë identifikuar drejt dhe për të cilat prodhuesi nuk është në gjendje të garantojë se kafsha nuk është objekt i çfarëdo kufizimi të lëvizjes për shkak të dyshimit, shpërthimit ose ekzistencës së sëmundjes së përmendur në Programin e Parë ose për shkak të aplikimit të masave të kujdesit; • Të mos pranojë në një pronë, qendër, organizatë, ose në treg ndonjë kafshët për të cilat nuk janë siguruar garancitë e kërkuara sipas dispozitave të këtij Ligji që tregojnë se kafshët e tilla janë të liruara prej sëmundjeve nga lista e Programit të Dytë; • Të sigurojë që kafshët e destinuara për tregti ose therrje plotësojnë kërkesat shëndetësore të specifikuara në këtë nen ose në çfarëdo Udhëzimi Administrativ të nxjerrë sipas tij; • Para se kontigjenti të jetë ndarë ose më pas të jetë tregtuar, të kontrollojë se a janë të pranishme shenjat e identifikimit, çertifikatat ose dokumentet dhe të lajmërojë SHVUK-un për çfarëdolloj parregullsie ose anomalie dhe në rastin e dytë të izolojë kafshët në fjalë derisa SHVUK të marrë vendim për parregullsinë ose anomalinë e lartëpërmendur; • Të raportojë paraprakisht ardhjen e kafshëve dhe produkteve prej vendeve të tjera dhe në veçanti për natyrën e dërgesës dhe datën e paraparë të ardhjes; • Të mbajë çertifikatat shëndetësore ose dokumentet e ndërlidhura me dispozitat e këtij Ligji për një periudhë jo më të shkurtër se gjashtë muaj dhe jo më të gjatë se pesë vjet, siç mund të përcaktohet nga SHVUK, për t’ia prezantuar SHVUK, nëse ky e kërkon një gjë të tillë; • Të sigurojë se produktet me origjinë shtazore të destinuara për tregti janë siguruar, kontrolluar, shenjëzuar dhe etiketuar në pajtim me dispozitat e këtij Ligji dhe i janë përcjellur marrësit të fundit të shoqëruara me një certificate shëndetësore të kafshëve ose nga ndonjë dokument tjetër që mund të kërkohet; • Të sigurojë se produktet me origjinë shtazore të destinuara për tregti plotësojnë kërkesat e dispozitave të këtij Ligji dhe Udhëzimeve Administrative të nxjerrë sipas tij; • Të sigurojë se produktet me origjinë shtazore të destinuara për tregti janë në pajtim me kërkesat veterinare në të gjitha fazat e prodhimit, ruajtjes, tregtimit dhe transportit të produkteve të tilla; • Të sigurojë se për produktet, për të cilat zbatohet ky Ligj janë kryer testet, standardet, si për produktet e destinuara për eksport, ashtu edhe për ato për tregun e Kosovës; • Të vendosë nën kontroll zyrtar, kur kjo kërkohet nga SHVUK, çdo kafshë ose produkte me origjinë shtazore, derisa të ndërmerren masat përkatëse nga SHVUK; • Në kërkesë të SHVUK-ut të tregojë çertifikatat ose dokumentet e nevojshme për kryerjen e inspektimeve në lidhje me importin të kafshëve të gjalla dhe produkteve me origjinë shtazore; • Të paralajmërojë me kohë Inspeksionin veterinar në pikat inspektuese kufitare në të cilat kafshët duhet të paraqiten, duke përcaktuar numrin, llojin dhe kohën e paraparë të arritjes së kafshëve; • Të transportojë kafshët nën mbikëqyrjen zyrtare deri në vendin e inspektimit ose, kur të jetë e mundëshme, në qendrën e karantinës, siç mund të urdhërohet nga SHVUK; • Të përcjellë paraprakisht informatat në SHVUK, duke kompletuar dokumentet përcjellëse, çertifikatat ose dokumentat e dorëzuar nga shërbimi i inspektimit, ose duke ofruar përshkrim të detajizuar, me shkrim ose në formë të kompjuterizuar, të çfarëdo dërgese të prodhimeve me origjinë shtazore, duke përfshirë produktet biologjike, spermen, qelizat dhe embrionet, nënproduktet dhe produktet bimore që u nënshtrohen kërkesave veterinare; • Të paguaj taksat relevante për inspektime dhe kontrolle të përcaktuara me këtë nen, ose në Udhëzimet Administrative që mund të nxirren sipas tij; • Asistojë dhe bashkëpunojë me SHVUK në çdo aktivitet, të urdhëruar nga SHVUK që ka të bëjë me tregtinë e kafshëve dhe produkteve shtazore dhe hulumtimet e kryera në pikat e kontrollit kufitar; dhe t Ndërmerr cilindo trajtim ose dezinfektim të kafshëve që mund të kërkohet ngaSHVUK. |