Lista e importeve të kontrolluara
Qeveria është e autorizuar të nxjerrë listen e mallrave të quajtur “Lista e importeve të kontrolluara”. Lista e tillë do të specifikojë ato lloje dhe/ato kategori të mallrave për importimin e të cilave është e nevojshme leja. Qeveria mund të përfshijë në një listë të tillë lloje apo kategori të mallrave vetëm nëse ka arësye të qarta themelore dhe të vërteta të cilat arësyetojnë domosdoshmërinë për kontrollimin e importimit të atyre llojeve apo cilësive të mallrave, në mënyrë që esencialisht të bëhet përparim në arritjen e qëllimeve vijuese:
• të mbroj nga rreziqet e mundëshme ambientin, ose jetën e shëndetit të njerëzve, bimëve dhe kafshëve; • të mbrojë rendin dhe moralin publik; • të parandalojë shkeljen e të drejtës së pronës intelektuale; • të mbrojë konsumatorët nga praktikat rrejshme dhe mashtruese; • të implementojë dispozitën e një marrëveshje ndërkombëtare e cila e obligon Kosovën ta zbatojë; • të implementojë kufizimet mbi transaksionet e importimeve që kanë të bëjnë me arin; • të sigurojë implementimin e duhur dhe caktimin e barabartë, në mesin e furnizuesve dhe /ose importuesve, të kuotave të importit të vendosura nga Kosova në importet e mallrave të caktuara, dhe; • të siguroj në pajtim me nevojat e Kosovës, furnizimin më të mirë, dhe shpërndarjen e barabartë të mallrave të nevojës së pare që janë • dëshmuar të jenë të rrallë në tregjet botërore ose në Kosovë dhe • që i nënshtrohet kontrolleve të eksportit qeveritar në rajonin e jashtëm të origjinës së mallit të tillë. Përcaktimi i kritereve të kërkuara për marrjen e lejes së importit
Për çdo lloj apo kategori të mallërave, të përfshirë në listën e kontrollit të importit, Qeveria do të themeloj ose kërkoj nga një apo më shumë autoritete publike të përcaktojë, me një akt normativ kriteret që duhet të plotësohen nga aplikuesi me qëllim të marrjes së lejes për importin e mallit të tillë.
Të gjitha kriteret e tilla do të jenë transparente, të qarta dhe qenësisht të domosdoshme për arritjen e qëllimit të theksuar në përfshirjen e llojit të tillë apo kategorisë së mallit në listen e konrtollit të importit.
Të gjitha kriteret e tilla do të jenë jodiskriminuese; sidoqoftë, kur është qartë dhe realisht e nevojshme për arritjen e qëllimit përkatës mund të përcaktohet që leja e importit për llojin e veçantë të kategorisë ose llojit të mallit do t’i jepet vetëm poseduesit të licencës së veprimtarisë relevante; me kusht që, sidoqoftë, nga një aplikues i tillë nuk do të kërkohet posedimi i licencës së tillë të veprimtarisë, nëse licenca e tillë nuk kërkohet për tu marrë drejtpërdrejtë me mallra kompeditiv konkurues me origjinë vendore.
As qeveria dhe asnjë autoritet tjetër publik nuk mund të përdorë asnjë dispozitë të Pjeses 3-të përveq nenit 18, që të kufizoj importimin e çdo lloji apo kategorie të mallit deri sa të mos jetë kërkuar kriteri i lejes së importit dhe procedura për lëshimin e saj të mos jetë përgatitur, plotësuar dhe zbatuar tërësisht.. Importet e ndaluara
Nëse kategoria apo lloj i mallit të përfshirë në Listën mbi Kontrollimin të Importeve për arritjen e qëllimit të përcaktuar në pikat (a)-(e) të nenit 16, dhe qëllimi i tillë në mënyrë të arësyeshme mund të arritet vetëm me ndalimin e importit të një malli të kategorisë apo llojit të tillë, Qeveria mund të ndalojë importimin e këtij malli. Nëse importimi i një kategorie apo lloji të mallit është i ndaluar, asnjë person, ndërmarrje kompani publike nuk do ti lejohet që të importojë, të mirret apo të trajtojë një mall të tillë. Importim i një malli të tillë nga autoriteti publik mund të lejohet nëse importimi i tillë (i) është i qartë dhe i domosdoshëm për arritjen e funksionit publik legjitim dhe (ii) nuk do të përdoret apo përfshihet në asnjë mënyrë në zhvillimin, ose do të varet nga cilido aktivitet komercial apo bisnesor ekonomik. Kufizimet në shfrytëzimin apo disponimin e mallrave të importuara Nëse qartë është e nevojëshme për arritjen e qëllimit të përcaktuar, një leje importi mund të përmabajë kushte që kufizojnë përdorimin ose disponimin tjetër që mund ti bëhet në lidhje me mallin e importuar. Lejet për transportet e shumfishta
Leja e importit, deri në shkallën që është në përputhje me qëllimin e theksuar në përfshirjen e mallit të cakuar në listen e importeve të kontrolluara i lejon poseduesit të saj të importojë sasinë e përcaktuar sakt të mallrave përkatës në çdo kohë, dhe në transporte të shumfishta, gjatë një periudhe të caktuar kohe që nuk kalon një vit. Përputhshëmria me kërkesat e OBT-së.
Përgatitja, miratimi dhe implementimi i të gjitha kërkesave për leje importi, kriteret dhe procedurat do të jenë në përputhshëri me dispozitat e marrëveshjes së OBT-së mbi Procedurat e Licensimit të Importimeve që merren me licensim jo-automatik. |