Public Procurement

E-mail In this part of the CEFTA Web Portal you will find the most important information about public procurement in each CEFTA Economy. The information about public procurement includes but is not limited to: 1.Legal framework of the public procurement system in each Economy; 2.The procedures that need to be followed for awarding public procurement contracts; 3.The documents that have to be submitted in response to tender invitation; 4.Time allowed for the preparation and submission of offers; 5.Links and resources where you can access information on tenders as well as the public procurement processes. For more information or advice on applying for public contracts in each CEFTA Economy please refer to the public procurement part of that Economy.




Prokurimi Publik ka të bëjë me blerjen e mallrave, shërbimeve dhe kryerjen e punëve nga qeveria dhe nga zyrtarët në ndërmarrjet publike, të cilët shfrytëzojnë fondet publike. Rregullat e prokurimit publik kanë për qëllim të sigurojnë që këto fonde të shfrytëzohen në mënyrë transparente dhe efikase dhe që shfrytëzuesit e buxhetit ti japin llogari publikut të gjerë.
Prokurimi Publik në Republiken e Kosovës është e rregulluara në menyrë institucionle dhe dhe ligjore. Në bazë të nenit 23 të ligjit për prokurim publik, çdo autoritet kontraktues do të themelojë një Departament të Prokurimit.
Përveq kësaj, me qellim të mbikqyrjes se aktiviteteve të prokurimit publik në Republiken e Kosovës dhe bazuar në ligjin e prokurimit publik janë krijuar Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP)   dhe Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP).   

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (Krpp)
Komisioni Rregullativ i  Prokurimit Publik i Kosovës  është themeluar duke u bazuar në  nenin 81 të Ligjit  për  Prokurim Publik  Nr . 03/L-241  . KRPP sipas Ligjit për Prokurim Publik të Kosovës Nr.03/L-241, është  përgjegjëse për zhvillimin, funksionimin dhe mbikqyrjen e përgjithshme të sistemit të prokurimit publik në Kosovë, dhe i ushtron funksionet që i ipen nga ky ligj.
    Për me shumë informata rreth Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, mund të klikoni në linkun http://www.ks-gov.net/krpp

    Organi Shqyrtues i Prokurimit (Oshp)

    OSHP është organ i pavarur administrativ. OSHP-ja është autoritet publik dhe organizatë buxhetore dhe i nenshtrohet Ligjit për Administratë. OSHP-ja është përgjegjëse për kryerjen e funksioneve që i janë caktuar sipas ligjit për Prokurim Publik në Kosovë (Ligji 03/L-241 ) dhe Ligjit për Procedurën për dhënien e koncesioneve (Ligji Nr.02/L-44 ) lidhur me trajtimin e ankesave në relacion me këto ligje. Për informata në detaje rreth Organit Shqyrtues të Prokurimit, mund të klikoni në linkun http://oshp.rks-gov.net



    Kuadri ligjor

    Qeveria e Republikës së Kosovës me qellim të rregullimit të fushës së prokurimit publik ka hartuar ligjet dhe aktete tjera normative ligjore. Vlenë të përmend ketu:
      • Ligji për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës Nr. 03/L-241
      • Udhezimi Administrativ UA 03-2011-KRPP[1]
      • Udhezimi Administrativ UA 02-2011-KRPP[1]
      • Udhezimi Administrativ UA 01-2011-KRPP[1]

        Për të shkarkuar ligjet dhe udhëzimet administrative që e rregullojnë fushën e Prokurimit Publik në Kosovë, kliko http://www.ks-gov.net/krpp/Default.aspx?LID=2 pastaj zgjedhe gjuhen të cilen deshironi ti shkarkoni, Shqip apo Anglisht.

        PROCEDURAT E PROKURIMIT

        Gjatë kryerjes së aktiviteteve të prokurimit që shpijnë drejt dhënies së kontratës publike ose drejt përfitimit të një plani apo projekti, autoriteti kontraktues duhet të shfrytëzojë njërën prej procedurave në vijim që zbatohen në përputhshmëri me nenet 33-37 të  Ligjit te Prokurimit Publik (LPP):

        1. Procedura e hapur;
        2. Procedura e kufizuar;
        3. Procedura e negociuar pas publikimit të njoftimit të kontratës;
        4. Procedura e negociuar pa publikimin e njoftimit të kontratës;
        5. Procedura për kuotimin e çmimeve;
        6. Procedura për blerjen me vlerë minimale dhe kontratat për pasuri të paluajtshme;
        7. Procedurat e posaçme të prokurimit për misionet diplomatike dhe konsullore (neni 122 – 128)

        DOKUMENTE E TENDERIMIT

        Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik i Republikёs se Kosovёs është  përgjegjëse për zhvillimin, funksionimin dhe mbikqyrjen e përgjithshme të sistemit të prokurimit publik në Kosovë, dhe i ushtron funksionet që i ipen nga LPP. Nё bazё tё klasifikimit tё berё nga KRPP tё gjitha dokumentet klasifikohen sipas ketyre kategorive:

        1. Pjesa A Rregulloret e institucioneve te Prokurimit Publik
        2. Pjesa B Rregullat mbi Procedurat e Prokurimit
        3. Pjesa C Kodi Etik i Prokurimit
        4. Pjesa D Rregullat mbi Proceduren e Shqyrtimit
        5. Pjesa E Formularet Standard per vlersimin e Tendereve
        6. Pjesa F Udhezuesit per Procedurat e Prokurimit Publik
        7. Pjesa G Doracaket per Prokurim

        Tё gjitha kёto dokumente janё tё publikuara nё tri gjuhё Shqip, Anglisht dhe Serbisht nё webfaqen e KRPP: http://www.ks-gov.net/krpp/Default.aspx?PID=StdForms&LID=2&PPRCMenu_OpenNode=62 
         

        AFATET KOHORE PËR PRANIMIN E TENDERËVE OSE KËRKESAVE PËR PJESËMARRJE

        Çfarëdo afati kohor i caktuar nga autoriteti kontraktues për pranimin e tenderëve, ose kërkesave për pjesëmarrje duhet të jetë i mjaftueshëm për të iu dhënë operatorëve të interesuar ekonomik, kohë të mjaftueshme për të përgatitur dhe dorëzuar dokumentet në fjalë. Gjatë caktimit të një afati të tillë kohor, autoriteti kontraktues do të marrë parasysh qëllimin dhe kompleksitetin e prokurimit përkatës dhe kontratën që do të jepet, si dhe nivelin e vështirësisë dhe/ose kompleksitetit të përgatitjes së një tenderi, të përgjegjshëm ose kërkese për pjesëmarrje.
        Afatet kohore për pranimin e tenderëve ose kërkesave për pjesëmarrje në ndonjë aktivitet të Prokurimit Publik në Republikën e Kosovës janë të rregulluara më ligjin e prokurimit publike, përkatësisht neni 44 deri 47.
         
         
         
         
         
         
         

        LIDHJET DHE BURIMET


        Informata të dobishme lidhur me Prokurimin Publike, njoftimet për tender në Republiken e Kosovës mund të gjënden në këto faqe interneti:

        http://www.ks-gov.net/krpp/
        http://oshp.rks-gov.net